Harmonic Interelations Among The Albanians Of Various Religious Beliefs Cover Image
  • Price 4.50 €

MARRËDHËNIE HARMONIE NË MES SHQIPTARËVE ME BESIME TË NDRYSHME
Harmonic Interelations Among The Albanians Of Various Religious Beliefs

Author(s): Mark Tirta
Subject(s): Anthropology
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: Harmonic Interelations ; Albaniana; Religious Beliefs

Summary/Abstract: I vështruar në shkallë botërore, besimi fetar, në mendësinë mesjetare e paramesjetare, zë një vend të veçantë e të thuash zotërues në proceset e ndryshme etnike, në bashkimin a në shpërbërjen e popujve, në ndryshimin e strukturës së tyre, në etnokulturë, në gjuhë, në dukuri të caktuara sociale, që e kompaktësojnë, dyzojnë apo e trizojnë atë. Të kujtojmë kompleksin kulturor arab. Është formuar gjatë disa shekujve si rrjedhojë e pushtimeve arabe dhe e bashkëjetesës së disa popujve në fqinjësi e marrëdhënie të ngushta ekonomike e shoqërore mes tyre. Në atë kompleks hyjnë shumë popuj, europiano-mesdhetarëe të bardhë, negroidët e Afrikës, po më në lindje edhe turko-mongole. Në rrjedhë të një seri procesesh sociale shumë popuj u shkrinë, e doemos këtu rol zotërues ka pasur feja islame, në një besim, në një gjuhë, në një etnokulturë, edhe pse në shfaqje të ndryshme sipas traditave krejt të veçanta, kushteve gjeografike, klimës e burimeve ekonomike të ndryshme. Vërehen në atë kompleks popuj arabë, arabishtfolës, të arabizuar, të shkrirë të thuash në një popull, në një kompleks të madh etnik siç është Bota Arabe me bazë besimin Islam, si mjet i fuqishëm etnopsikologjik në këtë kompaktësim. E njejta gjë ka ndodhur me formimin e kompleksit etnokulturor turk me shtrirje që nga Ballkani Lindor e deri në Mongoli, si rrjedhojë e pushtimeve Osmane në vazhdim të disa shekujve në Mesjetë. Në shtrirje gjeografike në këtë mes ka dhe disa ndërprerje e ndërfutje të popujve jashtë kompleksit etnokulturor turk. Ky kompleks është i njëjtësuar në gjuhë, në fenë islame, në etnokulturë të formuar në bazë të kodeve islame, po dhe me tradita vendëse të secilit popull që hyn në këtë bashkësi.

  • Issue Year: 2006
  • Issue No: 01+02
  • Page Range: 004-016
  • Page Count: 13
  • Language: Albanian
Toggle Accessibility Mode