Veprimtaria e Komitetit të Kosovës në Mbretërinë Shqiptare në vitet 1934-1939
The Activity of the Kosova Committee in the Albanian Kingdom during 1934-1939
Author(s): Halim PurellkuSubject(s): History
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: Activity of the Kosova Committee ; Albanian Kingdom ; 1934-1939 ; Albania; Albanian History;
Summary/Abstract: Sipas burimeve dokumentare jugosllave, pas vrasjes së Bajram Currit dhe më vonë të Hasan Prishtinës, Komiteti i Kosovës thuajse plotësisht ra në letargji.1 Ai (Komiteti i Kosovës) ekzistonte më tepër si një ide se sa si një organizatë e vërtetë. Deri nga mesi i vitit 1934 përpjekjet e nacionalistëve shqiptarë për të krijuar një organizatë, e cila do t’i drejtonte të gjitha aksionet kundër shtetit jugosllav, rezultuan të pasuksesshme. Në këtë kuadër, edhe tendenca e vazhdueshme e gjeneral Parianit (Alberto Pariani) dhe e ndihmësve të tij për të organizuar Komitetin e Kosovës në Shqipëri, nuk rezultoi me sukses. Mbreti Zogu I e kundërshtonte organizimin e Komitetit të Kosovës në Shqipëri, sepse frikësohej se ai pastaj mund të vepronte kundër interesave të tij.2
Journal: Studime Historike
- Issue Year: 2009
- Issue No: 03-04
- Page Range: 233-244
- Page Count: 12
- Language: Albanian
- Content File-PDF