TURHAN PASHË PËRMETI (1839-1927) SIPAS VLERËSIMIT TË SYRJA BEJ VLORËS
TURHAN PASHË PËRMETI (1839-1927) SIPAS VLERËSIMIT TË SYRJA BEJ VLORËS
Author(s): Marenglen VerliSubject(s): History
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: TURHAN PASHË PËRMETI ; 1839-1927 ; SIPAS VLERËSIMIT ; SYRJA BEJ VLORËS
Summary/Abstract: Turhan Pashë Përmeti është një personalitet i njohur në historinë e shtetit shqiptar. Dy herë kryeministër, përkatësisht në vitin 1914, me qeverinë 6 mujore (17 mars - 3 shtator) të Princ Vidit dhe pas Luftës së Parë Botërore (dhjetor 1918 - janar 1920) në qeverinë shqiptare, që u krijua me vendimin e Kongresit të Durrësit, ai, padyshim, la emrin e tij në vitet e para të lindjes dhe përpjekjeve të Shqipërisë për mbijetesë. Vlerësimi i këtij personaliteti ka nuanca të ndryshme në historiografi, që në rastin më të mirë është portretizuar si shumë i mefshtë, pa njohje me realitetin, e deri vegël në duart e Esat Toptanit dhe Italisë etj.
Journal: Studime Historike
- Issue Year: 2013
- Issue No: 01-02
- Page Range: 289-292
- Page Count: 4
- Language: Albanian