QËNDRIMI POLITIKI LEF NOSIT GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE
QËNDRIMI POLITIKI LEF NOSIT GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE
Author(s): Muharrem DezhgiuSubject(s): History
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: QËNDRIMI POLITIKI ; LEF NOSIT GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE
Summary/Abstract: Lef Nosi, një ndër firmëtarët e dokumentit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, pati një veprimtari të pasur politike në vitet e para të shtetit shqiptar. Pas një shkëputjeje nga jeta politike në periudhën 1925-1939, ai riaktivizohet përsëri në vitet e vështira të konfliktit botëror 1939-1944. Gjatë viteve 1925-1939 patrioti Lef Nosi i kushtohet veprimtarisë kryesore duke u marrë me studime gjuhësore, historike, etnografike etj. Do të dallohej në fusha të veçanta siç ishte ajo e filatelisë, numizmatikës si dhe të mbledhjes së shprehjeve të fjalëve të urta të popullit tonë. Veç këtyre do të përgatiste libra e vëllime dokumentare për historinë tonë kombëtare* 1. Pushtimi i vendit nga Italia fashiste ishte një ngjarje e hidhur që nuk mund të pranohej nga të gjithë shqiptarët, për më tepër, për Lef Nosin, i cili kishte luftuar e kontribuar për fitoren e pavarësisë. Ai, tashmë, nuk kishte qetësinë e duhur për t’u marrë me veprimtari krijuese, kur vendi humbi pavarësinë politike. Ndaj, ai do të rreshtohej ndër të parët atdhetarë, për ta kundërshtuar dhe për t’i bërë qëndresë të vendosur pushtuesit agresor italian.
Journal: Studime Historike
- Issue Year: 2013
- Issue No: 03-04
- Page Range: 235-240
- Page Count: 16
- Language: Albanian