50-VJET REVISTË “STUDIME HISTORIKE” (1964-2014) Cover Image

50-VJET REVISTË “STUDIME HISTORIKE” (1964-2014)
50-VJET REVISTË “STUDIME HISTORIKE” (1964-2014)

Author(s): Marenglen Verli
Subject(s): History
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: 50-VJET REVISTË ; STUDIME HISTORIKE; 1964-2014

Summary/Abstract: Revista “Studime historike” është një revistë shkencore e sferës së albanologjisë, organ i Institutit të Historisë të Qendrës së Studimeve Albanologjike, e profilizuar në botimin e studimeve të shkurtra, apo artikujve, që lidhen kryesisht me historinë e popullit shqiptar nga antikiteti e mesjeta, deri në ditët tona. Përveç studimeve për tema të ndryshme të historisë, revista publikon edhe kumtesa të mbajtura në veprimtari të ndryshme shkencore (konferenca, simpoziume etj.), gjithashtu, dokumente arkivore me rëndësi të veçantë, pjesë memoaresh e materiale të zgjedhura të natyrës historike, mandej informacion për veprimtaritë shkencore, që organizohen nga Iristituti i Historisë, ose ku marrin pjesë studiuesit e këtij instituti, etj. Periodikisht, jepet informacion edhe për botimet e Institutit të Historisë, për personalitete të fushës, kryesisht për shqiptarë, por edhe për albanologë të huaj etj. Revista “Studime historike” është pasardhëse e revistës “Buletin i Institutit të Studimeve”, që publikohej në vitin 1947, mandej e revistës “Buletin i Institutit të Shkencave” (1948-1952), më tej e revistës “Buletin për shkencat shoqërore” (1952-1957), dhe, së fundi, e revistës “Buletin i Universitetit të Tiranës - seria shkencat shoqërore” (1957-1964).

  • Issue Year: 2014
  • Issue No: 03-04
  • Page Range: 281-287
  • Page Count: 7
  • Language: Albanian