PËR NJË ANTROPOLOGJI TË MODERNITETIT SHQIPTAR
PËR NJË ANTROPOLOGJI TË MODERNITETIT SHQIPTAR
Author(s): Nebi BardhoshiSubject(s): Cultural Anthropology / Ethnology
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: antropologjia e modemitetit; miti i origjinës; legjitimiteti; ligji; e kaluara; tradita;
Summary/Abstract: Ky punim ka për qëllim dhënien e një kontributi për hapjen e debatit rreth nevojës për një antropologji social-kulturore të modernitetit shqiptar. Për të ilustruar pikëpamjen e parashtruar në këtë punim është marrë në shqyrtim miti ose mitet e origjinës, rëndësia sociale e tyre dhe lidhja me morfologjinë sociale në kontekstin e shtetit-komb. Pikëpamja e mbrojtur është se studimet antropologjike shqiptare duhet që, përpos vëmendjes që i kanë kushtuar së kaluarës dhe punës kërkimore mbi origjinalen kombëtare apo tradicionalen, ta zhvendosin vëmendjen mbi pasojat që ka lënë moderniteti shqiptar, ose thënë ndryshe, efektet e krijimit të shtetit-komb dhe tëpolitikave të tij (si në rastin e zbatimit ose moszbatimit të tyre) mbi strukturat dhe institucionet tradicionale sociale dhe kulturore. Kjo do të mundësonte dhe daljen prej kurthit të ndërtuar nga vetë teoria e etnografisë shqiptare, sipas së cilës etnografia merret me studimin e traditës, apo së kaluarës. Prej këtej e ka burimin prania e një ankthi të shprehur nga studiues të etnografisë dhe folklorit shqiptar rreth zhdukjes së kësaj kulture tradicionale, bashkë me vdekjen e të moshuarve, që janë parë si bartësit e tradicionales dhe unikales. Për t'ia arritur kësaj, propozohet se mënyra më e mirë do të ishte ngritja e një debati shkencor dhe e strategjive afatgjata studimore, që kanë për qëllim studimin e proceseve transformuese në post-socializëm, duke e parë atë të lidhur ngushtë me periudhat e mëparshme të modernitetit shqiptar; duke përfshirë këtu dhe vetë kuptimin që etnografia shqiptare i ka dhënë tradicionales dhe unikales kulturore.
Journal: Kultura Popullore
- Issue Year: 2010
- Issue No: 01+02
- Page Range: 127-150
- Page Count: 24
- Language: Albanian
- Content File-PDF