NDIKIMIIKANUNIT TË LABËRISË NË DASMËN TRADICIONALE LABE
NDIKIMIIKANUNIT TË LABËRISË NË DASMËN TRADICIONALE LABE
Author(s): Orjona ShegajSubject(s): Anthropology, Cultural Anthropology / Ethnology
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: NDIKIMIIKANUNIT TË LABËRISË ; DASMËN TRADICIONALE LABE
Summary/Abstract: Labëria, një nga tri njësitë etnografike që përbëjnë Toskërinë, në konceptin gjeografik dhe në atë etnokulturor është një krahinë e madhe etnografike në Shqipërinë Jugperëndimore.1 Krahina e Labërisë është një minierë e vërtetë ende e pazbuluar deri në fund përsa u përket traditave kulturore popullore dhe ka një pasuri të begatshme folklorike dhe etnografike. Në traditën popullore të kësaj krahine njihen mirë aftësitë krijuese të banorëve për t’i kënduar jetës dhe historisë me këngë e rrëfime popullore. Popullsia labe është shquar për traditat e veta zakonore, luftarake e kanunore, duke qenë një nga vatrat më të ndezura të folklorit shqiptar2. Në një botë të pasur shpirtërore e artistike pasqyrohen doket, zakonet, gjuha, ekonomia, kultura etj. Në folklorin e kësaj treve, mbizotëron dukshëm klima shpirtërore, që nga lindja, dasma e deri tek vdekja. Ndërmjet vlerave e traditave të kësaj zone, vend shumë të veçantë zë kënga labe.... një jjalë, tingull e melodi, ritëm e sinfoni pështjellë bashkë, që të gëzon shpirtin, të nxjerr mërzinë, të rinon dhe të bën optimist e të jep frymëmarrje pa fund, të qesh e të përtërin- thonë lebërit.3
Journal: Kultura Popullore
- Issue Year: 2010
- Issue No: 01+02
- Page Range: 215-223
- Page Count: 9
- Language: Albanian
- Content File-PDF