Bukuria E NUSES NË KËNGËT E CEREMONIALIT TË DASMËS
Bukuria E NUSES NË KËNGËT E CEREMONIALIT TË DASMËS
Author(s): Miaser DibraSubject(s): Anthropology, Cultural Anthropology / Ethnology
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: Bukuria E NUSES NË KËNGËT E CEREMONIALIT TË DASMËS
Summary/Abstract: E bukura është fenomeni estetik më i përhapur, më i pranishëm në jetën e njeriut e në natyrë, është më e kërkuara dhe ka shtrirjen më të madhe ndërmjet dukurive të tjera estetike. Edukimi i shpirtit me të bukurën është një punë e gjatë, sa vetë jeta e njeriut. Diçka që i bashkon të bukurat, të cilat mund të mos kenë të bëjnë fare me njëra-tjetrën, është se njerëzit e pëlqejnë dhe prej saj marrin kënaqësi estetike. Për të kuptuar këtë, ka traktate në të gjitha kohërat, të cilat vërtetojnë se, përveçse pranohet dhe aspirohet si fenomen estetik, kjo ndjesi nuk mbetet gjithmonë e pandryshueshme, lëviz në kohë dhe ka karakter historik. Duhet sjellë në kujtesë gjithashtu se kuptimet e ndryshme mbi të bukurën dhe dimensionet e saj janë të pamasa edhe për një arsye tjetër të fortë, pasi situata estetike nënkupton jo vetëm objektin estetik, por edhe subjektin e përvetësimit estetik1.
Journal: Kultura Popullore
- Issue Year: 2012
- Issue No: 01+02
- Page Range: 033-056
- Page Count: 24
- Language: Albanian
- Content File-PDF