KONTRIBUTII QEMAL HAXHIHASANIT PËR STUDIMIN E LIRIKËS POPULLORE SHQIPTARE Cover Image
  • Price 4.50 €

KONTRIBUTII QEMAL HAXHIHASANIT PËR STUDIMIN E LIRIKËS POPULLORE SHQIPTARE
KONTRIBUTII QEMAL HAXHIHASANIT PËR STUDIMIN E LIRIKËS POPULLORE SHQIPTARE

Author(s): Miaser Dibra
Subject(s): Anthropology, Cultural Anthropology / Ethnology
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: KONTRIBUTII QEMAL ;HAXHIHASANIT PËR STUDIMIN ; LIRIKËS POPULLORE SHQIPTARE

Summary/Abstract: Si për të gjitha gjinitë e llojet e folklorit gojor, edhe për lirikën popullore, gjurma që ka lënë studiuesi i respektuar Qemal Haxhihasani është e dukshme dhe udhërrëfyese për studimet albanologjike të fushës. Punimet mbi lirikën dhe njësitë e përzgjedhura prej tij për botim, dallojnë qartë se kanë dalë nga dora e mjeshtrit të penës, prej studiuesit që me saktësi shkencore ngulmoi për të bërë të njohur çdo variant që përbënte risi në gjini, lloj, zhanër apo motiv të trajtuar. Duke ia lexuar mendimet, të shprehura me stilin e shtruar, të qartë, konkret, aq të njohur prej nesh, duke arritur në konkluzione shkencore konkrete, theksojmë pa mëdyshje se ato janë ende pika referimi dhe shërbejnë si gurë themeli për vijuesit e studimeve albanologjike të kësaj gjinie folklorike. Për të arritur rezultatet e punës studimore të të gjitha fushave, por veçmas të lirikës popullore, të mbetura prej tij në botime, brenda e jashtë vendit dhe për të kuptuar sistemimin që u ka bërë materialeve të depozituara në arkiv, së pari, duhet të shprehemi me konsiderata të respektueshme për njohjen shumëdimensionale të disiplinave albanologjike nga ky studiues dhe për koordinimin e bërë ndërmjet disave prej tyre, posaçërisht, në fusha të gjuhësisë, historisë, letërsisë dhe etnokulturës.

  • Issue Year: 2012
  • Issue No: 01+02
  • Page Range: 166-170
  • Page Count: 5
  • Language: Albanian
Toggle Accessibility Mode