MlTOLOGJIA SHQIPTARE NË KËRKIMET SHKENCORE TË DIJETARIT QEMAL HAXHIHASANI Cover Image
  • Price 4.50 €

MlTOLOGJIA SHQIPTARE NË KËRKIMET SHKENCORE TË DIJETARIT QEMAL HAXHIHASANI
MlTOLOGJIA SHQIPTARE NË KËRKIMET SHKENCORE TË DIJETARIT QEMAL HAXHIHASANI

Author(s): Mark Tirta
Subject(s): Anthropology, Cultural Anthropology / Ethnology
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: MlTOLOGJIA SHQIPTARE ; KËRKIMET SHKENCORE ; DIJETARIT QEMAL HAXHIHASANI

Summary/Abstract: Një njeri i përmasave të mëdha si shkencëtar, po në dukje të jashtme tepër i thjeshtë, shumë modest, që i kushtoi tërë jetën e me shumë përkushtim mbledhjes në eksplorime terreni, botimit, studimit në thellësi të folklorit, të etnokulturës në përgjithësi, ka qenë i pëmdrituri Qemal Haxhihasani. Ai ka shkuar në atë jetë, po vepra e tij shkencore do të vazhdojë të shndrisë ndër shekuj në dijet, në kulturën shqiptare. Etnokultura, me përfshirje në të të etnologjisë e të folklorit, me ato kuptime e përcaktime që u janë dhënë në kërkimet shkencore ndër shqiptarë, janë gurë gjigantë themeli në ndriçimin e identitetit etnik, kombëtar në rrugën e zhvillimit të popullit tonë ndër shekuj, që nga lashtësia, nga Ilirët deri në ditët e sotme. Etnologjia e folklori janë dy disiplina shkencore të ndryshme, secila me objektin e saj të veçantë, por kanë mes tyre dhe shumë gjëra të përbashkëta, ndërfuten te njëra-tjetra, ndihmojnë e plotësojnë njëra-tjetrën me fakte, me dëshmi, me të dhëna, me histori, me teori, me shpjegime, me simbolika, me histori, që zbërthehen në kompleksin e dukurive të ndryshme të etnokulturës, për tema, për dukuri të veçanta. Këtë ndërthurje e ka studiuar në thellësi shkencore dijetari Qemal Haxhihasani, duke u përqendruar, ndër të tjera, dhe në mitologjinë e pranishme në folklor.

  • Issue Year: 2012
  • Issue No: 01+02
  • Page Range: 171-182
  • Page Count: 12
  • Language: Albanian
Toggle Accessibility Mode