BUKURIA E NUSES NË KËNGËT E CEREMONIALIT TË DASMËS
BUKURIA E NUSES NË KËNGËT E CEREMONIALIT TË DASMËS
Author(s): Miaser DibraSubject(s): Anthropology, Cultural Anthropology / Ethnology
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: BUKURIA E NUSES ; KËNGËT E CEREMONIALIT ; DASMËS
Summary/Abstract: Realiteti, marrëdhëniet sociale, shkallët ku lëviz jeta njerëzore, bota e brendshme e individit, në raport me çdo gjë që e rrethon, ka gjetur pasqyrim në këngët popullore, duke krijuar një sistem vlerash për të paraqitur në këto njësi një mënyrë të qartë të përvetësimit artistik të aspekteve të ndryshme të jetës. Ky lloj përvetësimi, i shprehur në veprat e artit popullor, sa ç’është i larmishëm e befasues, aq edhe i nënshtrohet në mënyrë spontane traditës së krijuar, në funksion të një mendimi të qartë artistik, i cili ka të bëjë, përveç të tjerave, me shije të parapëlqyera e të formësuara artistike të brezave të aplikuesve. Ato janë të njohura, të kërkuara, të dëshiruara nga masa e krijuesve dhe e praktikuesve, por nuk mbeten statike, kanë karakter gjenerues, evoluojnë së bashku me shoqërinë.
Journal: Kultura Popullore
- Issue Year: 2013
- Issue No: 01+02
- Page Range: 007-034
- Page Count: 28
- Language: Albanian
- Content File-PDF