MBI TERMIN ‘AHENG’ Cover Image
  • Price 4.50 €

MBI TERMIN ‘AHENG’
MBI TERMIN ‘AHENG’

Author(s): Edmir Ballgjati
Subject(s): Anthropology, Social Sciences, Cultural Anthropology / Ethnology
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: MBI TERMIN ‘AHENG’

Summary/Abstract: Megjithëse është e ditur se përkufizimet nuk themelojnë asgjë, nëse ndërtohen me kujdes të mjaftueshëm, në vetvete ata ofrojnë një orientim të dobishëm, ose një riorientim të mendimit, të tillë që një zbërthim i zgjeruar i tyre mund të jetë një mënyrë e efektshme e zhvillimit dhe kontrollimit të një linje të re kërkimi.1 Në studimet etnomuzikologjike, me termin aheng 21 i referohemi një shtrese të rëndësishme të repertorit të këngës qytetare shqiptare, kryesisht në qytetet e Shqipërisë së Veriut dhe të Mesme. Të paktën që nga fundi i shek. XVIII (kur kemi dhe dëshmitë e para) e deri rreth mesit të shek. XX, ky fenomen kulturor është zhvilluar organikisht, duke përbërë bërthamën e muzikës tradicionale të qyteteve kryesore të zonave të përmendura. Në etnomuzikologjinë tonë është diskutuar shpesh mbi ndikimet ‘orientale’ të këtij repertori, sidomos kur marrim parasysh lindjen dhe zhvillimin e tij në suazën e jetës qytetare shqiptare gjatë sundimit osman, me sistemin administrativ dhe social-kulturor që e karakterizoi. Këtu ne do të marrim në shqyrtim vetë termin aheng, i cili është po ashtu me prejardhje nga kjo sferë kulturore.

  • Issue Year: 2013
  • Issue No: 01+02
  • Page Range: 275-296
  • Page Count: 22
  • Language: Albanian
Toggle Accessibility Mode