E KRYERA E MBIPËRBËRË E GJUHËS SHQIPE Cover Image

E KRYERA E MBIPËRBËRË E GJUHËS SHQIPE
E KRYERA E MBIPËRBËRË E GJUHËS SHQIPE

Author(s): Adrian Haxhillazi
Subject(s): Language and Literature Studies
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: E KRYERA ; MBIPËRBËRË ; GJUHËS SHQIPE

Summary/Abstract: Krahas formës gramatikore të së shkuarës, që është quajtur “e kryer”, ose që ne e kemi saktësuar “e kryer e përbërë”, gjuha shqipe ka dhe një formë tjetër të veçantë foljore të së shkuarës, që është emërtuar “formë e mbipërbërë e së shkuarës” dhe ue kryer e dytë?^. Këtë formë gramatikore kohore po e japim me emërtimin “e kryera e mbipërbër&' për ta njësuar e dalluar formalisht nga e kryera e thjeshtë dhe e kryera e përbërë. Kësaj forme foljore nuk i është dhënë vendi i plotë në ndarjen e formave gramatikore të kohës së shkuar. Duke e përmendur në një “shënim” të veçantë, kjo formë gramatikore është shoqëruar vetëm me shpjegimin për ndërtimin strukturor (formal) të saj. Këtë formë foljore të kohës së shkuar kemi parapëlqyer ta quajmë “e kryer e mbipërhëre\ sepse është formë gramatikore e veçantë, e cila vjen sipas rendit të vet pas së kryerës së thjeshtë, që ka formë sintetike dhe menjëherë pas së kryerës së përbërë, e cila ka formë analitike me dy përbërës dhe që për ta saktësuar e kemi emërtuar “e kryer e përbërë”.

  • Issue Year: 2011
  • Issue No: 01-02
  • Page Range: 155-164
  • Page Count: 10
  • Language: Albanian
Toggle Accessibility Mode