FROM "ETYMOLOGICAL DICTIONARY OF ALBANIAN" IV Cover Image

NGA VEPRA FJALOR ETIMOLOGJIKIGJUHËS SHQIPE IV
FROM "ETYMOLOGICAL DICTIONARY OF ALBANIAN" IV

Author(s): Kolec Topalli
Subject(s): Language and Literature Studies
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: ETYMOLOGICAL DICTIONARY OF ALBANIAN IV ; ALBANIAN LITERATURE

Summary/Abstract: gjej fol. “zbuloj”. Fjalë e mbarë gjuhës, e trashëguar nga fondi indoeuropian. Del me dy forma: gjej e gjendem (në trajtën joveprore). Të dyja këto lidhen me rrënjën ghad-, ghend- “kap, rrok, zë”, ku bëjnë pjesë gr. XavSavco “kap”, lat. praehendo,-ëre ukap, marr”, got. bigitan, ang. get ugjej, arrij, takoj” (Walde-Pokorny). Shqipja ka marrë pjesë në të dyja këto rrënjë: me formën e parë shpjegohet e tashmja gjej, që e ka humbur bashkëtingëlloren fundore -d (si mbylltore e zëshme) dhe ka marrë mbaresën -n në të tashmen (*ge*-n-id); kurse e kryera e thjeshtë ka marrë prapashtesën -të prej formës së pjesores (gje-të ~ gjeta). Me formën e dytë shpjegohet trajta joveprore gjendem, ku dhëmborja është ruajtur, meqenëse ka qenë në një grup bashkëtingëllor. Kësisoj, evolucioni i kësaj foljeje është i ngjashëm me lej ~ lind nga ie. leud-. Dëshmohet së pari te Buzuku, që e ka me parashtesën vë- (ashtu si Kosova dhe arbëreshët e Greqisë): E ju të më lypëni e të mos më vgjani. Çabej e lidh foljen e shqipes me sll. dogoditi, let. gadit. Nga format e ndryshme të ijalës janë formuar rrjedhojat: gjendje, igjendshëm / /gjindshëm; gjetje, gjetës, gjeturinë usende të gjetura pa ndonjë vlerë”, të gjeturat “të përmuajshmet e grave”. (Meyer EW 140, Pedersen KG I 39, Boisacq 1050, Berneker I 289, Walde-Pokorny I 589, Walde-Hofmann II 359, Tagliavini AD 129, Skeat 174, Çabej SE IV 317, Demiraj AE 185, Orel AED 131, Luka II 149).

  • Issue Year: 2012
  • Issue No: 03-04
  • Page Range: 047-068
  • Page Count: 22
  • Language: Albanian
Toggle Accessibility Mode