RECENSION: CONCILIPROVINTIAAAIIO CUVENDIJARBENIT (ROIVL® 1706); BOTIM KRITIK; TEKSTIKRITIK- PËRGATITUR DHE PAJISUR ME SHËNIME SIEDHE ME KONKORDANCAT LEKSIKORE NGA BARDHYL DEMIRAJ; BOTIME FRANÇESKANE, SHKODËR, 2012 Cover Image

RECENSION: CONCILIPROVINTIAAAIIO CUVENDIJARBENIT (ROIVL® 1706); BOTIM KRITIK; TEKSTIKRITIK- PËRGATITUR DHE PAJISUR ME SHËNIME SIEDHE ME KONKORDANCAT LEKSIKORE NGA BARDHYL DEMIRAJ; BOTIME FRANÇESKANE, SHKODËR, 2012
RECENSION: CONCILIPROVINTIAAAIIO CUVENDIJARBENIT (ROIVL® 1706); BOTIM KRITIK; TEKSTIKRITIK- PËRGATITUR DHE PAJISUR ME SHËNIME SIEDHE ME KONKORDANCAT LEKSIKORE NGA BARDHYL DEMIRAJ; BOTIME FRANÇESKANE, SHKODËR, 2012

Author(s): Evalda Paci
Subject(s): Language and Literature Studies
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: CONCILIPROVINTIAAAIIO CUVENDIJARBENIT ; ROIVL® 1706 ; BOTIM KRITIK ; TEKSTIKRITIK ; PËRGATITUR ; PAJISUR ME SHËNIME SIEDHE ME KONKORDANCAT ; LEKSIKORE NGA BARDHY ; DEMIRAJ ; BOTIME FRANÇESKANE,

Summary/Abstract: Botimet filologjiko-kritike mbi veprat themelore të letërsisë së vjetër shqipe të realizuara vitet e fundit kanë pasuruar një kontekst të rëndësishëm të studimit të historisë së kësaj letërsie. Realizimi i njëpasnjëshëm i tyre dhe mbi kritere të mirëfillta të metodave të fundit kërkimore plotësoi në mënyrë të ndjeshme një panoramë botimesh që ndër të tjera afroi më shumë studiuesit dhe lexuesit me një periudhë të rëndësishme të historisë së shkrimit shqip. Shkrimet e vjetra shqipe përfaqësojnë për ne jo vetëm një hap të rëndësishëm drejt promovimit të kulturës së shkrimit në gjuhën tonë, por dhe një kontekst prirjesh analoge zhvillimesh letrare e shkrimore që kapërcejnë kufljtë e viseve tona të asaj kohe. Veçanërisht në dy dekadat e fundit botimet filologjike-kritike të këtyre veprave u dhanë një shtysë të mëtejme gjurmimeve në fushë të teksteve të vjetra shqipe, një aspiratë kjo e shprehur pothuaj një shekull më parë nga filologu dhe romanisti Mario Roques, hulumtues i sprovuar i këtyre veprave dhe i mbarë historisë së shkrimit shqip që përkon me këtë periudhë të rëndësishme'. Si dhe në kontributet e tij të mëparshme, studiuesi Bardhyl Demiraj paraqitet përherë në kërkim të zgjidhjeve konkrete në drejtim të transkribimit dhe saktësimit të formave që paraqiten në këto tekste. Gjithë puna e tij me tekstet e vjetra shqipe artikulohet dhe pasqyrohet në sythe përkatëse në përbërje të punimeve të paraqitura, pjesë e çdonjërit prej botimeve filologjike- kritike që u botuan së fundmi. Çështjeve të grafisë së tekstit u është kushtuar mjaft vëmendje dhe një fakt i tillë pasqyrohet dhe në një kapitull të veçantë që introdukton paraqitjen e botimit kritik për lexuesin1 2.

  • Issue Year: 2013
  • Issue No: 03-04
  • Page Range: 201-204
  • Page Count: 4
  • Language: Albanian
Toggle Accessibility Mode