Gjuha shkencore e Bajram Krasniqit
The Scientific Language of Bajram Krasniqi
Author(s): Shefkije IslamajSubject(s): Language studies, Albanian Literature, Post-War period (1950 - 1989), Philology
Published by: Instituti Albanologjik i Prishtinës
Keywords: Bajram Krasniqi;
Summary/Abstract: Studiuesi dhe kritiku letrar Bajram Krasniqi, për fat të keq jetëshkurtër, ka lënë veprën e tij shkencore që, edhe pas 25 vjetësh, zë vend të çmuar në shkencën tonë letrare. Paraqitja e tij si emër shumë premtues në fund të viteve ’70 dhe gjatë viteve ’80, kur në Kosovë po konsolidoheshin jo vetëm studimet letrare po edhe studimet e fushave të tjera albanologjike, Bajram Krasniqi do t’u bëhet krah i fortë këtyre studimeve dhe studiuesve ende të pakët të cilët do të mbajnë peshën e këtyre zhvillimeve e do t’i hullizojnë ato. Idetë e konceptet e Bajram Krasniqit ashtu si edhe gjithë krijimtaria e tij shkencore nuk mund të vështrohen ndaras dhe pa pasur parasysh kontekstin kohor e hapësinor.
Journal: Gjurmime Albanologjike - Seria e shkencave filologjike
- Issue Year: 2015
- Issue No: 45
- Page Range: 261-267
- Page Count: 7
- Language: Albanian
- Content File-PDF