New evidence from Yugoslavia documents about the events of 1981 in Kosovo Cover Image
  • Price 4.50 €

Të Dhëna të Reja Rreth Ngjarjeve të Vitit 1981 në Kosovë në Dokumentet e PK Jugosllave
New evidence from Yugoslavia documents about the events of 1981 in Kosovo

Author(s): Marenglen Verli
Subject(s): Diplomatic history, Recent History (1900 till today), Political Essay
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: Yugoslavia; Kosova;

Summary/Abstract: Arkivat ballkanike për shek.XX, edhe pse në pamje të parë duket sikur nuk kanë vlerat e arkivave të Shteteve të Mëdha, me interesa në rajon (sikurse ishin dikur Austro-Hungaria, Italia, Gjermania, Britania e Madhe, Rusia dhe Franca), dhe sikurse më pas e deri sot, ishin dhe janë Italia, Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Bashkimi Sovjetik (20 vjetët e fondit Rusia) dhe veçanërisht SHBA) në fakt për historinë kombëtare të shqiptarëve ruajnë vlera të jashtëzakonshme. Fqinjët tokësorë të Shqipërisë Greqia, Serbia dhe Mali i Zi pas vitit 1918, Greqia dhe Mbretëria serbo-kroato-sllvoene, apo Mbretëria Jugosllave (emri zyrtar pas vitit 1929), dhe pas vitit 1945 Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë, ose 20 vitet e fondit ish republikat e saj jugore të pavarësuara pas shpërbëijes së Federatës, por edhe shtete të tjerë, pak më larg, posaçërisht Turqia, Bullgaria, Rumania etj., ruajnë në arkivat e tyre një pasuri të çmuar dokumentäre, në mjaft raste me vlera të papërsëritshme. Fqinji, për mirë a për keq, të njeh e vlerëson me dhëmbë e dhëmballë, sikurse edhe ti atë, ndaj detajet e marrëdhënieve bilaterale e më gjerë, të ngjaijeve të ndryshme, evidentimi e portretizimi i personaliteteve të rangjeve të ndryshme, ndriçohen nga një kënd origjinal. Aq më tepër përfshiija e pakicave nacionale brenda kufijve të shteteve fqinje (në rastin e fqinjëve veriorë do të duhej thënë përfshirja e shumicave nacionale, sepse ka qenë fjala për gati gjysmën e kombit shqiptar) ka prodhuar dokumente specifike që japin dorë për trajtime të veçanta, demografike, politike, sociale, ekonomike, kulturore, arsimore etj.

  • Issue Year: 2015
  • Issue No: 01-02
  • Page Range: 273-276
  • Page Count: 4
  • Language: Albanian
Toggle Accessibility Mode