Reformimi i arsimit nën drejtimin e ministrit Mirash Ivanaj
Education reform under the leadership of Minister Mirash Ivanaj
Author(s): Robert GjediaSubject(s): Education, Recent History (1900 till today), Political Essay
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: Mirash Ivanaj; Education reform;
Summary/Abstract: Emri i Mirash Ivanajt është i lidhur ngushtë me faktin që sot shteti ynë ka një politikë arsimore “të pavarur". Në shtypin e kohës1 vlerësohej shumë personaliteti i Ivanajt. Në njërën prej gazetave të asaj kohe shkruhej: “Nuk veproi që të bëhej ministër, por u bë ministër që të vepronte Ishte koha kur arsimi përjetoi mbështetjen më të madhe dhe solli ndryshime esenciale, ligjore, përmbajtjesore, refonnuese dhe ndikoi fuqishëm në jetën e shkollës, duke lënë gjurmë të përjetshme, të cilat kanë ndikimin e tyre dhe sot pas afro 90-të vitesh në arsimin shqiptar. Mirash Ivanaj mund të konsiderohet një nga reformatorët e arsimit shqiptar gjatë periudhës së qeverisjes së Mbretit Zog. Ndonëse ky është qëndrim i ditëve të sotme dhe natyrisht ndikohet nga pikëpamjet, filozofitë, modelet që ekzistojnë sot për reformimin e arsimit, ky mendim tashmë është i konsoliduar dhe madje i pranuar nga të gjithë specialistët e fushës së arsimit.
Journal: Studime Historike
- Issue Year: 2015
- Issue No: 03-04
- Page Range: 211-226
- Page Count: 16
- Language: Albanian
- Content File-PDF