Rreshtimi në Bllokun Antifashist - alternativa e perspektivës për shqiptarët në vitet e Luftës së Dytë Botërore
Lining up alongside the Anti-Fascist Block - the alternative of perspective for the Albanians during World War II
Author(s): Marenglen VerliSubject(s): Diplomatic history, Political Essay
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: World War II; Albania;
Summary/Abstract: Historikisht, raportet armiqësore midis iliro-arbërve dhe serbëve (më pas shqiptarëve) zënë fill nga shek. VII e në vijim, kur trevat e të parëve u sulmuan, u grabitën u pushtuan, robëruan dhe u sunduan prej të dytëve për shumë shekuj. I rëndë qe veçanërisht sundimi gati 150-vjeçar në shek. x n -x m , që kulmoi me Carin e Madh Stefan Dushanin, në mesin e shek.Xm. Armiqësia do të rigjallërohej pas rënies së Ballkanit nën sundimin e Perandorisë Osmane, veçanërisht kur ndodhi konvertimi i shqiptarëve në Islam, masivisht pas shek. XVII dhe kur u forcuan nacionalizmat ndërballkanikë në shek.XIX. Ndërkohë projektet e konfrontimit etnik dhe fetar, shkëputja dhe aneksimi nga Serbia i viseve shqiptare, posaçërisht nga viti 1878 dhe spastrimi etnik i sanxhakut të Nishit në vitet 1877-1878 (100 - 200 mijë shqiptarë), i acaruan më tej marrëdhëniet shqiptaro - serbe. Konfrontimi me serbët i muhaxhirëve shqiptarë në Kosovë e më gjerë, por edhe i çerkezëve etj., të dëbuar pas Luftës së Krimesë më 1855-1856, ishin pasoja të acarimit më tej të raportit serbo-shqiptar. Gjithsesi kulmi i përplasjes midis të dy palëve do të vinte në rrjedhën e Luftës Ballkanike e më pas (vjeshtë 1912- deri në vitin 1915).
Journal: Studime Historike
- Issue Year: 2016
- Issue No: 03-04
- Page Range: 275-288
- Page Count: 14
- Language: Albanian
- Content File-PDF