A Lisbon Treaty reduces the role of the State to a Common Foreign Policy? Cover Image

A e zvogëlon Traktati i Lisbonës rolin e Shtetit për një Politikë të Jashtme të përbashkët?
A Lisbon Treaty reduces the role of the State to a Common Foreign Policy?

Author(s): Eglantina Golemi, Erjona Canaj
Subject(s): Politics, International relations/trade, Welfare systems, EU-Legislation
Published by: Shtëpia botuese “UET Press”
Keywords: common foreign policy; humanitarian aid; co-operation for development; franchise in decision-making; the Lisbon Treaty;

Summary/Abstract: Politika e Jashtme e Përbashkët e BE-së është, pa dyshim, kryefjala dhe njëkohësisht një nga sfidat e BE-së në ditët e sotme. Vendimet që merren apo ndryshimet që bëhen në këtë drejtim, kanë një impakt të drejtpërdrejtë në imazhin dhe rolin e BE-së si faktor ndërkombëtar. BE-ja vepron në katër fusha të politikës së jashtme: I) politika e përbashkët tregtare; II) politika e asociimit, partneritetit, bashkëpunimit dhe fqinjësisë; III) zhvillimi, bashkëpunimi teknik dhe ndihma humanitare si dhe IV) dimensioni i jashtëm i politikave të tjera të brendshme. Në këtë studim synohet të evidentohet nëse Traktati i Lisbonës ka ndikuar në uljen e rolit të shtetit për një politikë të jashtmë autonome, duke trajtuar si shembuj dy nga fushat kryesore të saj si politika e përbashkët tregtare dhe politika e zhvillimit, bashkëpunimit teknik dhe ndihmës humanitare. Nëse politika e përbashkët tregtare tashmë është kompetencë ekslkuzive e Bashkimit Europian, politika për zhvillim, bashkëpunim teknik dhe ndihma humanitare janë kompetencë konkurruese midis Shteteve Anëtare dhe BE-së. Ekskluziviteti u përdor nga Traktati si mjet ligjor me anë të të cilit vërtetohet rënia e rolit të shtetit në një politikë të jashtme autonome, por dhe kompetencat e përbashkëta po sfidojnë hapur praktikën ligjore për nga funksionimi i tyre. Politika e Jashtme e Përbashkët sot përbën një sfidë të vërtetë të politikës botërore.

  • Issue Year: 2014
  • Issue No: 13
  • Page Range: 65-79
  • Page Count: 15
  • Language: Albanian