Prespa – hapësirë përbashkësish dhe veçanësish folklorike shqiptaro -maqedone
Prespa – a space of common and special folk elements between Albanians and Macedonians
Author(s): Agron XhagolliSubject(s): Anthropology, Customs / Folklore, Cultural Anthropology / Ethnology
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: Prespa ; common and special folk elements ; Albania; Macedonia
Summary/Abstract: Hapësira e Prespës paraqitet në rrafshin folklorik nga më pak të njohurat, si përsa i përket botimit të lëndës folklorike nga shqiptarët presparë, që banojnë në Maqedoni, ashtu dhe nga maqedonët që banojnë në Republikën e Shqipërisë. Edhe më e kufizuar është ndihmesa në nivelin studimor, veçanërisht për studimet në rrafsh krahasues. Pavarësisht kësaj gjendjeje, duhet theksuar se, në saje të një pune të përkushtuar të një numri të kufizuar mbledhësish, të cilët meritojnë mirënjohje, disponohet një sasi krijimesh folklorike nga të dyja bashkësitë, e cila mundëson të hidhet dritë në disa nga elementet që përcjellin përbashkësi dhe veçanësi. Mbi këtë bazë u ndërmor ky punim studimor, si një përpjekje e parë për shqyrtime në rrafsh krahasues të folklorit të shqiptarëve dhe të maqedonëve.
Journal: Kultura Popullore
- Issue Year: 2009
- Issue No: 01+02
- Page Range: 035-047
- Page Count: 13
- Language: Albanian
- Content File-PDF