Ekspeditë etnografike në disa fshatra të rrethit të Sarandës
An ethnographical expedition in some villages of Himara, Vlora
Author(s): Ramazan H. BogdaniSubject(s): Anthropology
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: ethnographical expedition ; villages of Himara; Vlora
Summary/Abstract: Gjatë muajit korrik 1986 u organizua një ekspeditë në disa fshatra të Shqipërisë së Jugut, konkretisht në Fterrë e Çorraj (Kurveleshi i Poshtëm) dhe në fshatra të Bregut të Detit të Poshtëm -Sarandë. Kjo veprimtari u krye sipas planit tim shkencor të punës për vitin 1986 në ish-Institutin e Kulturës Popullore.Vallet e dy fshatrave (Fterrë e Çorraj), si dhe disa të Bregut të Detit të Poshtëm sigurisht që paraqesin interes për vazhdimësinë e vallëzimit popullor shqiptar. Rezultatet, veç të tjerash, do të përmbushnin një zbrazëti të dukshme lidhur me gjendjen e Arkivit të Kinofilmotekës së Institutit. Në ekspeditë, veç Fterrës dhe Çorrajt, u kryen hulumtime edhe në gjashtë fshatra të Bregut të Detit: Borsh, Piqeras, Sasaj, Lukovë, Shënvasi (Përparim) dhe Nivicë-Bubar.Bregu i Detit të Poshtëm ose siç përcaktohet edhe si Labëria Bregdetare, shquan për relievin e mrekullueshëm, me një klimë detare të shëndetshme. Kjo gjë sigurisht reflektohet edhe në strukturën dhe tipologjinë e kërcimeve të ndryshme, kryesisht nga përmbajtja e teksteve të këngëve përcjellëse.Ekspedita pati profil etnokorografik dhe përbëhej nga Ramazan Bogdani dhe Fatmir Vaqari, operator per filmime dhe incizime të njësive koreografike. Me kërkesën time, Komiteti Ekzekutiv i rrethit të Sarandës caktoi si shoqërues të ekspeditës Niko Çaçin, koreograf profesionist i Shtëpisë së Kulturës, njëherësh ish-studenti im për koreografi në Institutin e Lartë të Arteve. Gjithashtu, u atashua si shoqërues edhe Roland Shkurti.
Journal: Kultura Popullore
- Issue Year: 2009
- Issue No: 01+02
- Page Range: 263-275
- Page Count: 13
- Language: Albanian
- Content File-PDF