The old market of Kruja and its actual function Cover Image
  • Price 4.50 €

Pazari i vjetër i Krujës dhe funksioni i tij në ditët e sotme
The old market of Kruja and its actual function

Author(s): Manjola Xhaferri
Subject(s): Cultural history, Customs / Folklore, Cultural Anthropology / Ethnology
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: old market ; Kruja ; actual function

Summary/Abstract: Nëse i hedhim një vështrim të përgjithshëm Pazarit të Krujës kuptohet dukshëm se ai ka një histori të vjetër krijimi dhe se ka shërbyer jo vetëm si qendër tregtimi, por edhe si vend ku zhvilloheshin dhe ushtroheshin mjeshtëri të ndryshme. Këtë e dëshmojnë edhe shumë burime të shkruara nga autorë të huaj dhe vëndas. Një pjesë e tyre Pazarin e vjetër të Krujës e kanë quajtur «më i mistershmi», midis të cilëve dhe francezi Degrand në veprën e tij ″Souvenirs de la Haut Albanie″, botuar në Paris në vitin 1901. Pazari i Vjetër i Krujës ose i quajtur ndryshe «Derenxhiku», thekson ai, është një thesar, i cili ka të ndërthurur bukurinë me historinë e tij. Një tjetër autor që flet për këtë pazar është edhe albanologu Hahn, i cili përpiqet të japë një version rreth krijimit të këtij pazari. Sipas thënies së tij «Pazari i Krujës, që përbëhet nga një rrugë e ngushtë dyqanesh pjesërisht e mbuluar që të çon drejt Kalasë, të lë një përshtypje se është aq i vjetër, saqë duket sikur të mos ketë pasur asnjë ndryshim që nga koha e Skëndërbeut». Pra, sipas Hahn, koha Skënderbejane është pretendente kryesore për autorësi të plotë në ndërtimin e këtij pazari.

  • Issue Year: 2009
  • Issue No: 01+02
  • Page Range: 165-172
  • Page Count: 8
  • Language: Albanian
Toggle Accessibility Mode