SILENT SUFFERING Cover Image
  • Price 4.50 €

NJË VUAJTJE E HESHTUR
SILENT SUFFERING

Author(s): François Flahault
Subject(s): Anthropology
Published by: Instituti Albanologjik i Prishtinës
Keywords: SILENT SUFFERING ; Albanian Ethnology ; Albanian Folklore

Summary/Abstract: Ne presim që personazhet e romanit të përngjajnë me persona. Autori na bën të njohim arsyet e aksionit të tyre, ndjenjat që kanë. Rrëfimtari (i përrallës) nuk kërkon të pajisë personazhet e tij me një brendësi. Kështu që disa prej tyre nuk e kanë këtë veti. Është e kotë, për shembull të kërkosh të dish se çfarë ndjen gruaja e përbindëshit. Ajo nuk është aty për të përngjarë me një person, mjafton që t’i bëjë një pritje të mirë Gishtit dhe vëllezërve të tij dhe në këtë mënyrë ajo ilustron anën e mirë të një familjeje, ndërsa ana e keqe i bie përbindëshit. Nuk është kështu për heroin apo heroinën. Këta kanë një brendësi, por nuk është rrëfimtari ai që ua jep, ai është dëgjuesi i përrallës. Rrëfimtari nuk ka nevojë të përshkruajë gjendjen shpirtërore nëpër të cilën kalon heroina e Mjekër-Kaltrit : ngjarjet që ai rrëfen mjaftojnë të më bëjnë të dridhem prej kuriozitetit apo prej frikës, dhe emocionet që ndjej i japin jetën personazhit të femrës. Gjendja e brendshme e cila më bën ta përjetoj tregimin, në vend se të jetë direkt me etiketa, në saje të një fjalori psikologjik (terminologji të ndjenjave, të emocioneve, të qëllimeve, të dëshirave), është shoqëruar me konfiguracione specifike të relacioneve dhe aksioneve.

  • Issue Year: 2010
  • Issue No: 40
  • Page Range: 167-196
  • Page Count: 13
  • Language: Albanian