PAJA E NUSES NË KRAHINËN E HOTIT TË MALËSISË SË MBISHKODRËS
PAJA OF THE BRIDE IN THE PROVINCE OF HOTI OF THE HIGHLANDS OF MBISHKODRA
Author(s): Luigj DedvukajSubject(s): Cultural history, Customs / Folklore, Ethnohistory, Local History / Microhistory
Published by: Instituti Albanologjik i Prishtinës
Keywords: Paja; wedding ceremony; bride; wedding customs; Hoti; Mbishkodra;
Summary/Abstract: Paja në Hot e më gjerë në Malësi njihet si “Petkat” apo “takâmi” i nuses. Paja përfshin: Xhubletat me pjesët e tyre, rrzhgjâti, orendi e sende të ndryshme për jetën e përditshme dhe të falat e nuses që i ka sjellë për familje të burrit dhe të afërm. Me të hollat (mqerin) që i jepte miku-mikut, familja blinte pothuajse të gjithë pajën e nuses. Sigurisht se është dashur kohë, dije dhe mjete financiare për ta siguruar komplet pajën. Shtëpitë e pasura në Hot janë dalluar edhe përmes pajës që sillte nusja. Ka pasur raste kur babai i vajzës nuk i shpenzonte të gjitha të hollat për pajë (p.sh. në vend të pesë xhubletave i përgatiste vetëm tri), ose raste kur ai i shtonte edhe më shumë për t’ia siguruar veshjen e nevojshme edhe me sende të tjera.
Journal: Gjurmime Albanologjike - Folklor dhe etnologji
- Issue Year: 2019
- Issue No: 49
- Page Range: 269-282
- Page Count: 14
- Language: Albanian
- Content File-PDF