Editorial
Editorial
Author(s): Ardit BidoSubject(s): Cultural history, Archiving, Cataloguing, Education and training, Diplomatic history, Local History / Microhistory, Recent History (1900 till today)
Published by: Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave e Republikës së Shqipërisë; Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës
Keywords: archivistics; editorial;
Summary/Abstract: Numri 1-2 i vitit 2017 i revistës sonë “Arkivi Shqiptar” paraqiti aktet e Konferencës së Parë Mbarëkombëtare të Arkivistikës, e cila u krye në bashkëpunim mes Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë dhe Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës. Konferenca dhe revista ishin një hap që afroi edhe më pranë institucionet tona arkivore kombëtare, proces i cili ka filluar prej pothuaj 2 dekadash. Ky numër i revistës sonë nuk është më “Arkivi Shqiptar”, në numrin njëjës, por “Arkivat Shqiptare”, një titull në numrin shumës, dhe ka qëllim të paraqesë edhe më qartë bashkëpunimin de facto mes dy institucioneve më të larta të fushës së arkivistikës, në dy shtetet shqiptare të Ballkanit. Po ashtu, ky numër i “Arkivave Shqiptare” sjell edhe një ndryshim tjetër: është rezultat i bashkimit të dy organeve tona periodike të fushës së arkivistikës, “Vjetarit” të Prishtinës dhe “Arkivi Shqiptar” i Tiranës. Për këtë arsye, tashmë viti i botimit nuk është më XIX (numri i parë i revistës në Tiranë doli më 1999), por 54, numri që do të kishte këtë vit “Vjetari”. Numri i parë i organit zyrtar të Arkivave të Kosovës u botua më 1965 nën titullin (shqip dhe serbisht) “Buletini / Godišnjak”. Që prej numrit II-III, i cili u botua në vitin 1970, mori emrin “Vjetar / Godišnjak”. Për shkak të rrethanave politike të Kosovës si dhe masave të dhunshme ndaj Arkivit të Kosovës, mes viteve 1988 – 2000 revista “Vjetari” e ndali botimin. Rifilloi të botohej më 2001 me titullin “Vjetar”, tashmë vetëm në gjuhën shqipe. Deri në vitin 2017 shënoi numrin 54 që prej botimit të parë. Në këtë numër të “Arkivave Shqiptare” botohen aktet e Konferencës së Dytë Mbarëkombëtare “Arkivat dhe Puna Arkivore në Trevat e Shqiptarëve në Shek. XX-XXI” që u zhvillua në Prishtinë më 9 qershor 2018. Sikundër edhe në numrin e vitit të shkuar, në këtë numër paraqesim veprimtaritë e DPA dhe ASHAK për periudhën janar – tetor 2018. Po ashtu, po ribotojmë edhe dy Vendime të Këshillit të Ministrave të Shqipërisë, “Për licencimin e arkivave privatë” dhe rregulloren “Për organizimin dhe funksionimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave”. Për shkak të kërkesës së madhe në Shqipëri, në këtë numër të revistës po ribotojmë edhe “Manualin e trajnimit për punonjësit e zyrës së arkivit dhe protokollit të njësive të qeverisjes vendore”, i hartuar dhe përdorur në kuadër të projektit të “Konsolidimit të reformës administrative dhe territoriale – STAR2”.
Journal: Arkivat Shqiptare
- Issue Year: 54/2018
- Issue No: 1-2
- Page Range: 7-8
- Page Count: 2
- Language: Albanian