MEDIA'S ROLE AND COOPERATION FOR PUBLIC INFORMATION Cover Image

BASHKËPUNIMET E DPA-SË DHE ROLI I MEDIAS PËR INFORMIMIN E PUBLIKUT
MEDIA'S ROLE AND COOPERATION FOR PUBLIC INFORMATION

Author(s): Elsa Saka
Subject(s): Media studies, Archiving, Electronic information storage and retrieval
Published by: Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave e Republikës së Shqipërisë; Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës
Keywords: Media; archives; exhibitions; cooperation; institution;

Summary/Abstract: Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në vitet e fundit ka ndjekur strategjinë e dyerve të hapura jo vetëm për studiuesit dhe të interesuarit, por edhe për publikun e gjerë. Në këtë mënyrë është arritur efekti në publik, se arkivat nuk janë dhe nuk duhet të shihen më si diçka e largët, e pamundur për t’u arritur lehtë. Kjo qasje ka ardhur pas bashkëpunimeve të shumta të DPA-së me institucione të ndryshme shtetërore dhe private në të gjithë vendin, por edhe përtej kufijve. Çdo lloj bashkëpunimi është frytdhënës në çastin kur krijohen lidhje ndërinstitucionale, si dhe kur stafet janë specialistë të fushave përkatëse duke nxjerrë në pah, në forma të ndryshme, etapat historike apo të dhëna me interes historik e, ndoshta, të papublikuara më parë për vizitorët në masë të gjerë. Megjithatë, të gjitha arritjet dhe puna e palodhshme realizuar nga stafi i DPA-së për digjitalizimin e arkivit që i mundëson çdokujt të ketë qasje te dokumentet të cilat i interesojnë nga komoditeti i ambientit të tyre vetëm duke klikuar në faqen e DPA-së, si dhe të gjitha bashkëpunimet institucionale nuk do të kishin pasur këtë ndikim siç kanë sot në publik pa një aleat tjetër siç është media.

  • Issue Year: 56/2020
  • Issue No: 1-2
  • Page Range: 23-28
  • Page Count: 6
  • Language: Albanian
Toggle Accessibility Mode