DIGITAL INNOVATIONS AND THE USE OF DOCUMENTATION Cover Image

RISITË DIGJITALE DHE SHFRYTËZIMI I DOKUMENTACIONIT
DIGITAL INNOVATIONS AND THE USE OF DOCUMENTATION

Author(s): Ergi Zaloshnja
Subject(s): Archiving, Electronic information storage and retrieval, ICT Information and Communications Technologies
Published by: Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave e Republikës së Shqipërisë; Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës
Keywords: Archive; digitization; documents;

Summary/Abstract: Arkivi shtetëror është shtëpia ku ruhet historia, ku ruhet kujtesa kolektive. Ai ka detyrë të ruajtjes, konservimit, organizimit, përshkrimit dhe shpërndarjes së dokumentacionit që ka. Në këtë kumtesë çështje studimore është risia digjitale dhe shfrytëzimi i dokumenteve. Më tutje, risitë digjitale të cilat kanë për qëllim mbrojtjen, ruajtjen, shfrytëzimin e dokumenteve dhe përmasimin e shërbimit. Me këtë kumtesë nuk synojmë të shkruajmë një histori të arkivave, por të shënojmë se cilat janë risitë digjitale, si funksionojnë ato dhe si shfrytëzohen dokumentet nëpërmjet tyre, pastaj si janë mirëpritur ato nga shfrytëzuesit e dokumenteve, tashmë shikuesit digjitalë. Sot përdoruesi i arkivave po ndryshon për shkak të pajisjeve teknologjike. Telefonat e mençur dhe mjetet e tjera të komunikimit janë një mundësi e re dhe një sfidë e re. Kështu që, duke parë mundësinë dhe sfidën në mënyrë paralele, arkivi duhet të jetë i gatshëm të ofrojë dhe të marrë informacione digjitale dhe shërbime në çdo kohë, kudo dhe në çdo pajisje. Qëllimi ynë nëpërmjet shkrimit të kësaj kumtese është identifikimi i pikave kryesore pozitive dhe negative që kanë ndodhur si nga digjitalizimi, po ashtu dhe nga ana funksionale e tij, për të vazhduar me analizën e menaxhimit dhe planifikimit për një zhvillim më të madh.

  • Issue Year: 56/2020
  • Issue No: 1-2
  • Page Range: 49-53
  • Page Count: 5
  • Language: Albanian
Toggle Accessibility Mode