VEÇORITË FONETIKO-MORFOLOGJIKE NË TË FOLMEN E MIRATOCIT TË PRESHEVËS
PHONETIC-MORPHOLOGICAL FEATURES IN THE SPEECH OF MIRATOC OF PRESEVO
Author(s): Sadat AgushiSubject(s): Phonetics / Phonology, Morphology
Published by: University of Tetova
Keywords: geographical position;phonetic system;morphological system;
Summary/Abstract: Të folmet e shqipes janë të pasura me dukuri fonetike, morfologjike, sintaksore e leksikore dhe këto më shumë janë të shfaqura në dialektin gegë, gjegjësisht në variantet e tij. Folësit e këtij varianti të shqipes, në aspektin historik, kanë sjellë ndryshime gjatë shqiptimit sidomos në sistemin tingullor. Në këtë punim do të trajtojmë veçoritë fonetike dhe morfologjike në të folmen e Miratocit. Ky vendbanim shtrihet në jug të Preshevës dhe gjeografikisht ka afërsi me katundet Llojan, Vaksincë, Orizare. E kemi përzgjedhur atë si objekt studimi dialektor për disa arsye: Katundi ka një histori vendbanimi; Shquhet për veçantitë e një të folmeje gege me disa specifika që nuk hasen në katundet e tjera të Preshevës; Ka hundorësinë; Ka përngjasime me të folmet e disa fshatrave të Kumanovës, gjegjësisht të Likovës. Hulumtimi është bazuar kryesisht në përshkrimin fonetik dhe janë incizuar disa informatorë, që na kanë ndihmuar mjaftueshëm për t’i nxjerrë karakteristikat e kërkuara. Fjalët kyçe: pozita gjeografike, sistemi fonetik, sistemi morfologjik.
Journal: ALBANOLOGJIA International Journal of Albanology
- Issue Year: 7/2020
- Issue No: 13-14
- Page Range: 233-234
- Page Count: 11
- Language: Albanian