STUDIMET E VACLLAV CIMOHOVSKIT PËR GJUHËN SHQIPE
VACLLAV CIMOHOVSKI STUDIES ON THE ALBANIAN LANGUAGE
Author(s): Sadat AgushiSubject(s): Language and Literature Studies
Published by: University of Tetova
Keywords: veprimtaria jetësore; e folmja e Dushmanit; pozita e shqipes; marrëdhëniet e saj; prejardhja; sistemi gramatikor
Summary/Abstract: Ky punim trajton veprimtarinë shkencore të albanologut polak Vacllav Cimohovski (Waclaw Cimochowski), i cili ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për albanologjinë.Studimi i tij për të folmen e Dushmanit (një hapësirë e izoluar malore në Shkodër) ishte pritur mirë në fushën e gjuhësisë sidomos në atë të dialektologjisë. Autori, pas hulumimit nëpër terren kishte arritur t'i nxjerrë e t'i shënojë karakteristikat gjuhësore duke dhënë një përshkrim tërësor e të hollësishëm të një të folmeje të veriut.Ai ka bërë studime në fusha të ndryshme të shqipes, kryesisht nga fonetika dhe gramatika historike, është marrë me historinë e sandhit në shqipen, gjegjësisht mbi zhvillimin e bashkëtingëlloreve indoevropiane g(h) dhe d(h) etj. Me argumentet e tij shkencore, vërtetoi se gjuha shqipe është mjaft e vjetër dhe e trashëguar nga ilirishtja. Ai nuk ka shkruar aq shumë për shqipen, por studimet e tij kanë zgjuar një interesim në fushën e albanologjisë.
Journal: ALBANOLOGJIA International Journal of Albanology
- Issue Year: 5/2018
- Issue No: 9-10
- Page Range: 91 - 94
- Page Count: 4
- Language: Albanian, English