KONTRIBUTI I STUDIUESVE TË HUAJ NGA UNIVERSITETET E PERANDORISË SË AUSTRO-HUNGARISË PËR ZHVILLIMIN E GJUHËS DHE SHKOLLËS SHQIPE
CONTRIBUTION OF FOREIGN RESEARCHERS FROM UNIVERSITIES OF AUSTRO-HUNGARIAN EMPIRE IN THE FIELD OF DEVELOPMENT OF ALBANIAN LANGUAGE AND ALBANIAN SCHOOL
Author(s): Berton SulejmaniSubject(s): Language and Literature Studies
Published by: University of Tetova
Keywords: gjuhë shqipe; gjuhësi ballkanike; qendrat universitare të Perandorisë së Austro-Hungarisë; studiuesit e huaj; substratë
Summary/Abstract: Të dhënat arkeologjike dhe historike dëshmojnë se Gadishulli Ballkanik ka qenë i banuar nga popuj të ndryshëm edhe para ardhjes së fiseve i.e. (indoevropiane), që e kanë “indoevropianizuar” atë prej kohësh të hershme. Popullimi i këtij gadishulli është mundësuar edhe nga pozicioni i tij gjeografik si një urë ndërlidhëse midis Evropës dhe Azisë së Vogël. Profesor Norbert Jokli, një nga albanologët më të dëgjuar dhe më të shquar pati thënë: “Pa shqipen, ballkanistika do të dukej si një përroskë”. Ai e zotëronte shqipen më mirë se shumë shqiptarë dhe punoi për të me një zell të pashoq, për sa i përket zhvillimit të gjuhës sonë përballë rrymave të huaja, na la edhe këtë porosi: “Mos shani gjuhën duke kujtuar se po e pastroni. Puna nuk është aq në fjalët e huaja sesa në shpirtin e gjuhës, të cilin duhet ta ruani nga çdo bastardim”.
Journal: ALBANOLOGJIA International Journal of Albanology
- Issue Year: 5/2018
- Issue No: 9-10
- Page Range: 13 - 21
- Page Count: 9
- Language: Albanian, English