THEATER AS A MISSION IN THE EMANCIPATION OF EMOTIONS OR AS THE SECOND FACE OF ALBANIAN FAUST Cover Image

TEATRI SI MISION NË EMANCIPIMIN E EMOCIONEVE APO SI FYTYRA E DYTË E FAUSTIT SHQIPTAR
THEATER AS A MISSION IN THE EMANCIPATION OF EMOTIONS OR AS THE SECOND FACE OF ALBANIAN FAUST

Author(s): Haqif Mulliqi
Subject(s): Language and Literature Studies
Published by: University of Tetova
Keywords: drama; teatri; lufta; kontekstet kohore; aftësitë e të krijuarit dhe të të menduari; Godo; strategjie të bërit dramë dhe teatër

Summary/Abstract: Me këtë punimi e kemi për qëllim që, përmes dramës dhe teatrit në Kosovë si dhe të interpretimeve ta bëjë njohjen e substancave dramatike, me theks të veçantë të krijimtarisë pas luftës në vend ta diagnostifikojmë gjendjen e artit dramatik këtu dhe të shestomë problemet që ndërlidhen me sfidat e krijuesve në rrethanat e reja, pra të krijimtarisë në gjendje të pas luftës. Gjithashtu punimi ka të bëjë edhe zbërthimin e konteksteve semantike të dramës dhe të teatrit shqiptar që u shtresua në poetikën e kësaj krijimtarie dramatike e që përfaqëson periudhën që e kemi në fokus të punimit tonë. Prezantimi i realitetit preferencial të dramës dhe të teatrit në Kosovën e pas luftës, që është, përgjithësisht, edhe karakteristike për vendet e dala nga luftërat e fundit Ballkanike, s’ka dyshim se, është fisnikëruara me trajtesa mitopoetike të fantazisë krijuese të autorëve të caktuar, por jo edhe shumicës, natyrisht, duke bërë përpjekje që ta mundësojë strategjinë e dyfishtë në të lexuar, shikuar si dhe në interpretim të ngjarjeve dramatike të kësaj provenience. Gjithashtu në punim do të flitet edhe për atë se çfarë ishte e preferueshme që të bënin krijuesit e dramës dhe të teatrit tek ne dhe cilat janë arsyet që ata, për një kohë të gjatë janë sjellë nëpër disa qarqe hermetikisht të mbyllura e ndonjëherë madje edhe vegjetuar në këtë fushë për të shprehur gjendjen që ka kaluar shoqëria kosovare në sfidën e luftës me të cilën u ballafaqua.

  • Issue Year: 6/2019
  • Issue No: 11-12
  • Page Range: 138 - 156
  • Page Count: 19
  • Language: Albanian, English
Toggle Accessibility Mode