FJALA DHE FALJA NË KANUN. FJALËT URTA SI ÇËSHTJE TË PAREMIOLOGJISË
WORD AND FORGIVENESS IN THE CANON. PROVERBS AS A MATTER OF PAREMIOLOGY
Author(s): Ermira YmerajSubject(s): Language and Literature Studies
Published by: University of Tetova
Keywords: paremiologjia; fjalët e urta; Kanuni
Summary/Abstract: Fjalët e urta si çështje të paremiologjisë, mveshen me vlera filozofike, sociologjike, juridike, etike, etno-historike.“Urtësia” e tyre në përmbajtje, ka vlerën e një ligji të shkruarnë nene të veçanta të sistemeve juridike të njohuranga shoqëria njerëzore shqiptare. “Njeriu lidhet prej fjale, kurse kafsha prej briri”. Tekstet të tilla i quajmë fjalë të urta, ato janë të shkurtëra, koncize dhe të mprehta, janë kontekste semantike që theksojnë situata përkatëse. Si thënie janë autonome dhe kanë kuptim të plotë, por gjithmonë të përmbledhura në një kontekst diskursiv dhe të integruar me tekste të tjera. Këto thënie kanë vlerë ose kuptim paremologjik vetëm nëse ato bazohen në situata konkrete ose në realitete historike. Me fjalë të tjera, fjalë të urta quhen të tilla, vetëm kur një komunitet i njeh ato dhe u jep atyre fuqi e pushtet ekspresiv dhe komunikues.Në kanun thëniet të tilla,dalin si krijime metaforike popullore që përmbajnë një mësim moral dhe shprehin besimet dhe idetë e një komuniteti.
Journal: ALBANOLOGJIA International Journal of Albanology
- Issue Year: 6/2019
- Issue No: 11-12
- Page Range: 159 - 164
- Page Count: 6
- Language: Albanian, English