LINGUISTIC CONSULTANCY OF PRISHTINA – AN IMPORTANT EVENT IN THE CULTURAL LIFE OF ALBANIANS IN FORMER YUGOSLAVIA Cover Image

KONSULTA GJUHËSORE E PRISHTINËS – NGJARJE E RËNDËSISHME NË JETËN KULTURORE TË SHQIPTARËVE NË ISH-JUGOSLLAVI
LINGUISTIC CONSULTANCY OF PRISHTINA – AN IMPORTANT EVENT IN THE CULTURAL LIFE OF ALBANIANS IN FORMER YUGOSLAVIA

Author(s): Agim Vinca
Subject(s): Philosophy, Applied Linguistics
Published by: University of Tetova
Keywords: komb;gjuhë;kulturë;variant;standard;drejtshkrim;njësim;

Summary/Abstract: Konsulta Gjuhësore e Prishtinës (Prishtinë, 22-23 prill 1968), ishte një mbledhje e gjerë e gjuhëtarëve dhe inteletualëve shqiptarë të Kosovës, të Maqedonisë dhe të viseve të tjera shqiptare në ish-Jugosllavi, në të cilën u diskutuan Rregullat e drejtshkrimit (projekt), të hartuara një vit më parë (1967) në Tiranë dhe të lëshuara në diskutim publik. Në këtë Konsultë, si u quajt, të organizuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës dhe Katedra e Gjuhës dhe e Letërsisë Shqipe e Fakultetit Filozofik, pas një debati të gjerë e të gjithashëm, u mor vendimi që shqiptarët në Jugosllavi të përdornin në jetën publike të njëjtën gjuhë dhe të njëjtin drejtshkrim, që ishin në përdorim në shtetin amë, në Republikën e Shqipërisë. Qëllimi i këtij punimi është i përqëndruar në nxjerrjen në pah të Konsultës Gjuhësore e mbajtur në Prishtinë, e cila si e tillë, mund të thuhet se i parapriu Kongresit të Drejshkrimit, që do të mbahej katër vjet më vonë në Tiranë (nëntor 1972), në të cilin u bë njësimi i plotë i gjuhës letrare shqipe. Shikuar nga ky aspekt mund të thuhet se Konsulta e Prishtinës është një ngjarje me rëndësi të madhe për gjuhën shqipe dhe kulturën shqiptare në përgjithësi.

  • Issue Year: 5/2018
  • Issue No: 10
  • Page Range: 11 - 15
  • Page Count: 5
  • Language: Albanian
Toggle Accessibility Mode