Ndikimi i letërsisë gojore arbëreshe në poemën «kënga e sprasme e balës»
The influence of Arbëreshi oral literature in the poem «The last lay of Bala»
Author(s): Anton BerishaSubject(s): Studies of Literature, Albanian Literature, Cultural Anthropology / Ethnology
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: Albania; literature; Arbëreshi oral literature; "The last lay of Bala";
Summary/Abstract: Pa dyshim se për një asimilim të suksesshëm dhe artistik të poezisë gojore arbëreshe në veprën e Gavril Darës ndikuan shumë faktorë. a) Ai ishte njohës i mirë i jetës dhe i begatisë shpirtërore të popullit të vet, sidomos i mjedisit, ku lindi dhe kaloi një pjesë të mirë të jetës, ku poezia gojore e një niveli të lartë artistik ishte mjaft e zhvilluar dhe ndikoi drejtpërdrejt në krijimtarinë e tij. b) Vetë qëllimi, natyra e hartimit dhe e paraqitjes së veprës në fjalë — si vepër popullore (kinse e krijuar nga një bard, bashkëluftëtar i Skënderbeut). c) Tradita për mbledhjen dhe për botimin e letërsisë gojore dhe të trashëgimisë tjetër popullore arbëreshe, e cila bëhej me qëllim për t’i kundërqëndruar asimilimit italian, si dhe për të njohur e paraqitur atë thesar letrar gojor dhe etnologjik para popujve të tjerë të Evropës. d) Çdo veprimtari kulturore dhe shpirtërore e arbëreshe, qoftë individuale, qoftë kolektive, më shumë se asnjëherë tjetër ishte e lidhur ngushtë me çështjen kombëtare.
Journal: Kultura Popullore
- Issue Year: 04/1984
- Issue No: 02al
- Page Range: 87-95
- Page Count: 9
- Language: Albanian
- Content File-PDF