Përkime ndërmjet këngëve akritike dhe epikës heroike shqiptare
Coincidences between war songs and the Albanian heroic epic
Author(s): Kosta MizisSubject(s): Customs / Folklore, Studies of Literature, Military history, Social history, Albanian Literature, Cultural Anthropology / Ethnology
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: Balkans; Albania; epic; heroic epic; war songs;
Summary/Abstract: Këngët heroike të popujve të Ballkanit lindën në kushte të caktuara historike, konkretisht në periudhat e ndeshjeve të vazhdueshme e të ashpra, sidomos në zonat kufitare të palëve kundërshtare. Dihet, për shembull, se këngët akritike e filluan jetën e tyre në shek. VIII, më shumë në shek. IX, mbi bazën e luftërave të vazhdueshme të bizantinëve kundër islamizmit arab, dhe arritën deri në shek. XI. Këtu ato u ndalën për shkak të pushtimit të Azisë së Vogël prej osmanëve. Megjithatë, ato vazhduan të këndohen në treva të tjera të Greqisë, më shumë në ishujt e Egjeut, ku u vendos popullata e përndjekur greke. Më vonë, sidomos pas pushtimit të Greqisë prej turqve, këto këngë u tërhoqën, duke ua lënë vendin dalngadalë këngëve historike dhe kleftike (të kaçakëve). Në këngët e reja mënjanohet elementi i mbinatyrshëm dhe hyn thjeshtësia, qartësia dhe realiteti konkret.
Journal: Kultura Popullore
- Issue Year: 04/1984
- Issue No: 01al
- Page Range: 97-99
- Page Count: 3
- Language: Albanian
- Content File-PDF