Tradita dhe historia rreth zanafillës shqiptare te disa fiseve malazeze
Tradition and history about the Albanian origin of some Montenegrin tribes
Author(s): Kahreman UlqiniSubject(s): Customs / Folklore, Geography, Regional studies, Cultural Anthropology / Ethnology
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: Montenegro; tribes; Albania; origin; tradition; history;
Summary/Abstract: Medievisti i njohur kroat M. Shuflaj pat ardhë në përfundimin se «invazioni sllav ra mbi popullin shqiptar si një shpatë, e cila në Veri e në Jug i preu trungut disa degë që nuk ishin elastike dhe më vonë ia thau». Njera nga këto degë që u shqit jo me një të rënë, por në vorbullën e trazirave historike të shekujve, shtrihej në zemër të Zetës së sipërme. Kjo trevë në mesjetë banohej pothuajse e tëra nga një popullsi autoktone arbëreshe; nga populli thirrej Malësia e Madhe dhe shtrihej afërsisht në mes të këtyre kufijve natyrorë: lumenjtë Zeta e Moraça të bashkuar deri në derdhje, Liqeni i Shkodrës, Prroni i Thatë, Mali i Bishkazit, Bjeshkët e Nemuna deri tek burimet e Limit. Në pjesën veriperëndimore të kësaj krahine, gjatë shekujve të mesjetës mori zhvillim tharmi i një procesi etnik, që do të bëhej një nga përbërësit e krijimit të kombësisë malazeze.
Journal: Kultura Popullore
- Issue Year: 03/1983
- Issue No: 01al
- Page Range: 121-128
- Page Count: 8
- Language: Albanian
- Content File-PDF