Ethnography in school curricula Cover Image
  • Price 4.50 €

Etnografia në programet e tekstet shkollore
Ethnography in school curricula

Author(s): Mark Tirta
Subject(s): Education, Customs / Folklore, Cultural Anthropology / Ethnology
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: Albania; ethnography; school curricula;

Summary/Abstract: Rrahja e mendimeve për të përfshirë në një shkallë më të gjerë dijet etnografike në procesin mësimor të shkollës sonë, u përgjigjet nevojave e problemeve që shtron koha dhe zhvillimi i. tanishëm i shoqërisë sonë socialiste. Është fjala per të përcaktuar rrugët nëpërmjet të të cilave brezi i ri mund të përvetësojë më mirë vlerat e kulturës popullore dhe arritjet e studimeve tona shkencore mbi këto vlera. Diskutimi i këtij problemi do të ndihmojë për të vënë në jetë porosinë që ka dhënë shoku Enver Hoxha për etnografinë: «T’i shtoni akoma më shumë përpjekjet për ta bërë këtë shkencë me të vërtetë një forcë të madhe propagandistike, në radhë të parë për popullin tonë, që ai të njohë e të ndjejë thellë rrënjët e shëndosha të kulturës sonë të zhvilluar e të trashëguar në shekuj. Në të njëjtën kohë, kjo shkencë le të bëhet një mjet i fuqishëm i mbrojtjes së kësaj kulture. Të mos harrojmë se mbrojtja e kulturës lidhet me mbrojtjen e popullit. Etnografia duhet të përparojë dhe të studiojë zhvillimin e kulturës popullore që nga kohët më të vjetra, prandaj kësaj shkence i duhet kushtuar vazhdimisht një vëmendje e veçantë»

  • Issue Year: 03/1983
  • Issue No: 01al
  • Page Range: 187-193
  • Page Count: 7
  • Language: Albanian