Character of Albanians Cover Image
  • Price 4.50 €

Karakteri i shqiptarëve
Character of Albanians

Author(s): Franc Baron Nopça
Subject(s): Cultural Anthropology / Ethnology
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: Albanians; character;

Summary/Abstract: Asgjë nuk është më e zorshme për një të huaj sesa të njohë thelbin e karakterit të një populli dhe asgjë nuk kërkon më tepër qetësi dhe studim të vetvetes sesa përshkrimi në mënyrë objektive i atij realiteti. Për të njohur karakterin te një populli, natyrën e tij të vërtetë, duhet të njihen fare mirë gjuha e tij, doket dhe zakonet. Vetëm atëhere para vëzhgonjësit populli mund të shfaqet natyrshëm, thjeshtë, Ipa artificialitet dhe shpenguar. Pastaj vëzhguesi duhet të ketë aftësinë të futet në mjedisin që kërkon të përshkruajë e ta asimilojë atë, sepse vetëm kështu mund të paralizohen paragjykimet që sjell ai me vete... Kush do të përshkruajë karakterin e një shqiptari, p.sh., nuk duhet të «xhindoset» aty për aty, që ky e vret tjetrin me gjakftohtësi. Përkundrazi, iduhet të mundohet që vrasjen e rastit ta vështrojë i lirë nga çdo tronditje, pikërisht siç bën vrasësi ose së paku rrethi, në të cilin është rritur ai. Zemërimi i madh nuk e bën të mundshëm një përshkrim të saktë. Përkundrazi, të çon padashur në një dënim të atij që duam'të 'përshkruajmë. Teknikisht përshkrimi i karakterit të një populli bëhet më i lehtë, sa më shumë largohet nga ai i popujve të Evropës Qendrore, sepse kështu tiparet e tij janë më të dukshme.

  • Issue Year: 03/1983
  • Issue No: 01al
  • Page Range: 195-200
  • Page Count: 6
  • Language: Albanian
Toggle Accessibility Mode