PLACE NAMES ON ROAD TABLES IN RNM Cover Image

EMRAT E VENDEVE NË TABELAT RRUGORE NË RMV
PLACE NAMES ON ROAD TABLES IN RNM

Author(s): Berton Sulejmani
Subject(s): Language and Literature Studies
Published by: University of Tetova

Summary/Abstract: Përpjekje për të vënë sadopak rend në përdorimin e emrave të përveçëm të vendeve në tabelat rrugore në Maqedoninë e Veriut prore kanë ekzistuar. Madje, krahas gjithë këtij kaosi gjuhësor që ka ndodhur te ne, sidomos nga viti 1991 e deri më sot, këto përpjekje kryesisht kanë qenë individuale e kolektive (katedrat e gjuhës shqipe Shkup e Tetovë). Andaj, nevoja e hartimit të një politike gjuhësore zyrtare në Maqedoninë e Veriut siç ndodhi me themelimin e Agjencisë së Zbatimit të Gjuhëve, ishte domosdoshmëri, sepse puna e angazhimi i gjuhëtarëve dhe dashamirëve të gjuhës nuk mund t’u bënin ballë më gjithë këtyre problemeve gjuhësore. Në këtë kumtesë do të trajtojmë disa emra të përveçëm të qyteteve, fshatrave e lagjeve në Maqedoninë e Veriut. Shpeshherë kemi vërejtur luhatje në shkrimin e këtyre toponimeve, kryesisht në tabela rrugore, në tabela elektronike të stacioneve hekurudhore e të autobusëve, si: *Novo Sellë (maq. Ново Село) në vend që ta shkruajnë Novosellë (pashq.) Novosella (shq.); *Radishanë (maq. Радишани) për Radishan (pashq.) Radishani (shq.) etj. Pas Kongresit të 1972-ës si brenda, ashtu edhe jashtë trevave shqiptare, nëpër të gjitha nivelet e arsimit, mjeteve të informimit, institucionet shtetërore e private filluan t’i përdorin rregullat e shqipes së njësuar (shqipes standarde). Shqiptarët në Maqedoni (sot, Maqedonia e Veriut), ndërkaq, në të gjitha nivelet e arsimit e mësojnë dhe e studiojnë shqipen. Hapja e Katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqiptare në kuadër të Universitetit të Shkupit, themelimi i Universitetit të Tetovës (1994, zyrtarizimi në vitin 2004) brenda së cilës funksionon edhe Katedra e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, themelimi i Institutit të Trashëgimisë Kulturore e Shpirtërore të Shqiptarëve “Pjetër Bogdani” (2007), së fundi edhe Universiteti Nënë Tereza janë ngjarje shumë të rëndësishme që lidhen me shqipen në Maqedoninë e Veriut. Por, duhet ta pranojmë një fakt se rrethanat shoqërore, politike etj., nuk qenë të njëjta për përvetësimin apo zotërimin e normës gjuhësore në trekëndëshin shqiptar Tiranë – Prishtinë – Shkup.

  • Issue Year: 8/2021
  • Issue No: 15-16
  • Page Range: 9-15
  • Page Count: 7
  • Language: Albanian
Toggle Accessibility Mode