Methodological manual for online teaching of history Cover Image

Manual metodologjik për mësimdhënien e historisë online
Methodological manual for online teaching of history

Author(s): Igor Radulović, Miloš Vukanović
Contributor(s): Daliborka Uljarević (Editor)
Subject(s): History, Education, School education, Methodology and research technology, Pedagogy
Published by: Centar za građansko obrazovanje (CGO)
Keywords: education; online teaching; history; methodology; manual;
Summary/Abstract: Shpërthimi i pandemisë COVID-19 ka sjellë mbylljen ose zvoglimin e ngarkesës së punës në shkollat malazeze. Si vijën e parë të mbrojtjes, Ministria e Arsimit ka krijuar udhëzimet bazë dhe një platformë online për mësimin në distance në shkollat fillore dhe të mesme. Baza e mësimit elektronit ishte e përbërë nga mësimi nëpërmjet videove, të cilat kan zgjatur 15 minuta dhe të cilat ne fund u renditën në një baze të dhënash në një platforme krijuar veçmas. Këto aktivitete dhe përpjekja e madhe e stafit arsimor, siguruan vazhdimëshinë e procesit arsimor. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se ky lloj i mësimit nuk ka sfida të caktuara. Para se gjithash, udhëzimet e Ministrisë të Arsimit ishin të kufizuara. Ministria e Arsmit në një liste të shkurtër ka japur temat prioritare që do të mbulojë secila lënd. Mësimdhënësit nuk fituan as udhëzime mbi metodologjinë mësimore online që do t›i ndihmonte ata të transferojnë njohuritë ne mënyrë me efektive, as për metodologji të mësimit në distancë që do i ndihmonte nxënësit të zhvillojnë kompetenca. Gjithashtu mësimdhënësit nuk fituan as udhëzime për metodologjinë e vlerërismit të nxënësave dhe rezulatet e mësimit duke përdoruar mjete të reja. Aspekti i fundit është veçanarisht problematik, sepse jo të gjithë nxënësit kanë qasje të barabarta në materialin online, ndërsa mësimdhënësit duhen të sigurojne që ata mos te heqin dorë nga procesi arsimor dhe plani i përcaktuar. Gjithashtu, i gjithë materiali arsimor u regjistrua në kryeqytetin e Podgoricës. Mësimi online ne lënden e historisë i ka dhënë përparësi temave të njohurive të përgjithshme, duke kufizuar përpjekjet e mësimdhënësve për të mësuar tema të ndjeshme dhe kontroverse, si për shembull çështjen e pakicave, ose ato tema që zhvillojnë të menduarit kritik dhe analizën. Edhe pse kalimi në mësimdhënie të plotë ose të pjesshme ishte pjesë e masave emergjente gjatë pandemisë COVID-19, kjo gjithashtu duhet parë si një mundësi për përfshirje më të madhe të teknologjive të reja në procesin arsimor. Për ta arritur këtë, vetë mësimi duhet të bëhet më gjithëpërfshirës, me më shumë staf mësimor të trajnuar dhe të fuqizuar për të menduar në atë drejtim dhe për të përshtatur përdorimin e mjeteve online me nevojat e grupit të tyre nxënësor. Projekti “Mësimdhënia e Historisë gjatë Pandemisë COVID 19 - qasje e barabartë për të gjithë”, i zbatuar nga QAQ me mbështetjen financiare të Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, tenton t’u sigurojë mësimdhënësve malazezë mjete mësimore dhe trajnime online, me qëllim që t’ia mundësojn atyre që të përmbushin rezultatet e mësimit të përcaktuara në kurrikulën kombëtare por gjithashtu të mundësojnë më shumë zëra dhe përgjigje ndaj nevojave arsimore lokale. Kjo metodologji është rezultat i përfshirjes së asaj përvoje, por edhe përvojës dhe këshillës së kolegëve që morën pjesë në procesin e zhvillimit të materialit mësimor shtesë në internet dhe seminareve shoqërues, për të cilët autorët janë jashtëzakonisht mirënjohës. Me dëshirën e sinqertë për ta kthyer procesin arsimor në kuadrin e rregullt sa më shpejt që është e mundur, ne shpresojmë që materialet dhe metodologjitë mësimore të zhvilluara do të përdoren nga mësimdhënësit e historisë dhe lëndëve shoqërore në punën e ardhshme, por edhe në zhvillimin e mëtejshëm profesional.

  • Page Count: 28
  • Publication Year: 2021
  • Language: Albanian
Toggle Accessibility Mode