Elemente onomastike e leksikore bizantine në Kosovë
Byzantine onomastic and lexical elements in Kosovo
Author(s): Skënder GASHI
Subject(s): Lexis, Historical Linguistics, Descriptive linguistics
Published by: Hrvatski institut za povijest
Keywords: onomastics in the region of Kosovo; Dardanians; toponym “Gllama”;
Summary/Abstract: Jubilari ynë, prof. i nderuar Zef Mirdita, i ka kontribuar me kompetencë, (duke qenë filolog i mirëfilltë; njohës i gjuhëve klasike të lashtësisë e të antikitetit të Ballkanit) kërkimeve e rezultateve meritore në fushën e studimeve të historisë e të onomastikës pararomake e romake të hapësirës së sotme të Kosovës, më shumë se cilido dijetar kosovar. Punimet e tij për dardanët si njëri ndër fise të ilirëve apo për si popull më vete i ilirizuar mbeten gurthemel i historisë dhe i onomastikës së hapësirës pararomake e romake të shtetit të dardanëve. Në kontekstin e historisë së lashtë të Dardanisë, jubilari ynë i ka kontribuar pasqyrimit të rolit të pararendësve ilirë (dardanë) të shqiptarëve në përhapjen e krishterimit roman në gjithë hapësirat e banuara nga ilirët. Jubilari ynë është dhe do të mbetet zë i fuqishëm në dëshmimin e prejard-hjes ilire të shqiptarëve dhe kundërshtar i denjë i tezave për prejardhjen trako-dake e bese të shqiptarëve.
Book: Poeta nascitur, historicus fit – ad honorem Zef Mirdita
- Page Range: 251-274
- Page Count: 24
- Publication Year: 2013
- Language: Albanian
- Content File-PDF