Vend-emërtimet e vogla në katundin Zvërnec të Vlorës
Small place-names in Zvrnec village of Vlora
Author(s): Pirro ARAPI
Subject(s): Archaeology, Cultural history, Local History / Microhistory, Descriptive linguistics
Published by: Hrvatski institut za povijest
Keywords: Zvërnec Village; Zvërnec Monastery; Zvërnec’s cultural heritage;
Summary/Abstract: Në veriperëndim të qytetit të Vlorës, gati 12 km larg saj, mbi një gadishull të vogël, është vendosur sot katundi Zvërnec. Gojëdhëna të ndryshme, të gërshetuara edhe me ngjarje të vërteta historike, i atribuohen jetës shumëshekullore të këtij fshati. Ndër më të moshuarit e ditëve tona ruhet ende e gjallë gojëdhëna sipas së cilës të parët banorë të fshatit kanë ardhur nga Sazani, i cili shtrihet në perëndim të fshatit në fjalë dhe nuk është më tepër se 5 km larg nga bregu i detit. Vendosja e banorëve të parë në steré, d. m. th. në fshatin Zvërnec, justifikohet me faktin që në ishull mungonte ujët e pijshëm dhe mundësia e bluarjes së drithit. Si shkak tjetër përmenden pirateritë e hapura në mes të detit. Mendoj se në këto të dhëna në formë gojëdhënash, të cilat ruhen ende fort në të moshuarit, duhet të ketë edhe njëfarë baze për ngjarjet e ndryshme historike, që janë vërtetuar nga njeri shekull te tjetri.
Book: Poeta nascitur, historicus fit – ad honorem Zef Mirdita
- Page Range: 275-291
- Page Count: 17
- Publication Year: 2013
- Language: Albanian
- Content File-PDF