Indeksi i transparencës së komunave Malazeze
Transparency index of Montenegrin municipalities
Author(s): Mira Popović, Maja Marinović, Ana Nenezić
Contributor(s): Daliborka Uljarević (Editor), Admir Gjoni (Translator)
Subject(s): Politics, Governance, Corruption - Transparency - Anti-Corruption
Published by: Centar za građansko obrazovanje (CGO)
Keywords: Montenegro; municipalities; corruption; transparency; index;
Summary/Abstract: Eliminimi i korrupsionit kërkon qasje multidisiplinare, të vazhdueshme dhe shtresore, e një nga parakushtet është edhe shkalla e lartë e transparencës në punën e organeve të sektorit publik. Vetëqeverisjet vendore janë shërbimi më i afërt i qytetarëve dhe qytetareve prej të cilit pritet që t’i përgjigjet nevojave të tyre në mënyrë të drejtpërdrejtë. Mirëpo, transparenca vazhdon të mos jetë pjesë përbërëse e punës së tyre që kjo mungesë ia vështirëson, konsiderueshëm, procedurat e ndryshme qytetarëve dhe qytetareve, por edhe mbikëqyrjen e politikave publike nga ana e shoqërisë civile. Po ashtu, në këtë mënyrë nuk kontribuohet as në eliminimin e formave dhe praktikave joetike dhe korruptive. Transparenca e komunave malazeze mund të nxitet edhe me monitorimin i cili si rezultat ka gjendjen vjetore. Indeksi i Transparencës së Komunave Malazeze jep kontributin e drejtpërdrejtë në këtë drejtim duke sistematizuar dhe kornizuar, në aspektin metodologjik, aktivitetet e mëhershme në këtë lëmi. Monitorimi shumëvjeçar i faqeve të internetit të komunave, të cilët duhen të jenë mënyra më e thjeshtë e informimit mbi punën e tyre, tregon se komunat malazeze kanë bërë një hap përpara. Domethënë, sot këto faqe janë më të mira nga ana vizuale, më funksionale dhe më me përmbajtje sesa në periudhën para disa vitesh. Por, ato vazhdojnë të mos ofrojnë sasinë e mjaftueshme të informatave dhe dokumenteve, si të atyre që janë obligim ligjor i komunave, ashtu edhe të atyre që duhet të publikohen në mënyrë proaktive. Indeksi i Transparencës së Komunave Malazeze jep një pasqyrim të gjendjes momentale me shpjegimet e hollësishme të cilët mund të konsiderohen si udhëzime për çdo komunë. Po ashtu, Indeksi i Transparencës së Komunave Malazeze prezanton edhe rezultatet e hulumtimit të opinionit publik i cili ka të bëjë me perceptimin e qytetarëve dhe qytetareve për korrupsionin në Mal të Zi. Indeksi i Transparencës së Komunave Malazeze u krijua në kuadër të projektit “Ta vendosim korrupsionin në muze”, të cilin e realizon Qendra për Arsimim Qytetarë (QAQ) me organizatat joqeveritare QMH nga Podgorica, “Za Druga” nga Petrovaci, Bonum nga Plevla dhe UL-info nga Ulqini, në bashkëpunim me Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit dhe Ministrinë e Administratës Publike. Shpresojmë se në matjet e ardhshme vjetore komunat malazeze do të arrijnë rezultate shumë më të mira sa i përket transparencës, e si rrjedhojë të kontribuojnë kështu edhe në arkivimin e korrupsionit në shoqërinë tonë.
Series: CGO - Demokratija
- Page Count: 101
- Publication Year: 2020
- Language: Albanian
- Introduction
- Content File-PDF