Fjala e hapjes së prof. Dr. Rexhep Meidanit, ish-president i Republikës së Shqipërisë
Aktiviteti i sotëm është lidhur ngushtë me vetë konsolidimin e Shtetit të ri të Kosovës, procesin e demokratizimit dhe zhvillimit të tij, sipas një spiraleje ngritëse institucionale-ligjore. Epërsi e këtij procesi është ecuria e tij, që në fi llim brenda linjave bazike të një dokumenti themelor - Kushtetutës së Kosovës. Pikërisht këtë ide sintetizon dhe emërtimi i kësaj konference shkencore: “Kushtetuta dhe Sfidat e Konsolidimit të Republikës së Kosovës”. Ndërkohë, një shtyllë tjetër po aq e rëndësishme, është vetë procesi i ndërtimit të sovranitetit shtetëror të Kosovës, në kuadër të binomit: sovranitet-ndërvarësi, që veçse do t’i mundësojë më shpejt e më mirë zhvillimet e brendshme, paralel me ato të jashtme, euroatlantike e evropiane.
More...