FJALOR I HOMONIMEVE NË GJUHËN SHQIPE: NJË FJALOR I KËRKUAR DHE I MIRËPRITUR
DICTIONARY OF HOMONYMS IN ALBANIAN LANGUAGE: A REQUESTED AND WELCOME VOCABULARY
Author(s): Jani ThomaiSubject(s): Language studies, Phonetics / Phonology, Lexis, Philology
Published by: Instituti Albanologjik i Prishtinës
Keywords: Albanian language; Dictionary; homonyms; phonetic; lexicographical items;
Summary/Abstract: Pas një pune disavjeçare dhe një sprove në vitin 20082 , prof. Ali Jashari (Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë) ka hartuar këtë fjalor për homonimet në gjuhën shqipe. Dihet që, si për çdo gjuhë, edhe për shqipen, përputhjet e rastësishme fonetike, që ndodhin nga mundësitë relativisht të kufizuara të kombinimeve vetëm me 36 tinguj të nyjëtueshëm, janë teorikisht të pafundme, por në “Fjalorin e homonimeve në gjuhën shqipe” (2020) përzgjedhja e njësive për zërat leksikografikë është bërë duke u mbështetur në tipolologjinë e paradigmës leksikore të homonimisë, që e sheh fjalën si njësi komplekse fonetikisht, leksikisht, semantikisht e gramatikisht e kjo kushtëzon identifikimin më të sigurt të njësive dhe të tipeve homonimike. Kështu është arritur që të ketë një saktësi më të madhe dhe më të plotë e sistemore në këtë përzgjedhje dhe në paraqitjen leksikografike të njësive të kësaj paradigme, e cila është më e ndërlikuar e më e vështirë se paradigmat e tjera leksikore, si sinonimia e antonimia, madje në konkurrencë me poliseminë.
Journal: Gjurmime Albanologjike - Seria e shkencave filologjike
- Issue Year: 2021
- Issue No: 51
- Page Range: 19-28
- Page Count: 10
- Language: Albanian
- Content File-PDF