Albania and the Albanians in the project for a Balkan federation in the mid-20th century Cover Image
  • Price 4.90 €

SHQIPËRIA DHE SHQIPTARËT NË PROJEKTET PËR FEDERATËN BALLKANIKE NË MESIN E SHEK. XX
Albania and the Albanians in the project for a Balkan federation in the mid-20th century

Author(s): Beqir Meta
Subject(s): History
Published by: Përpjekja
Keywords: Albania ; Albanians ; Balkan federation ; 20th century

Summary/Abstract: Gjatë shekullit të XX çështja shqiptare doli në skenën politike europiane me të gjithë peshën e saj. Ajo përkoi me një periudhë kur shtetet fqinje ballkanike ishin në kulmin e jetës së tyre si entitete nacionale, po kështu edhe nacionalizmi ballkanik në apogjeun e tij. E ndodhur përballë këtyre fqinjëve më të fuqishëm dhe më me aspirata,v Shqipëria vazhdimisht e pati të vështirë të sendërtonte e qetë jetën e saj shtetërore. Ndonëse në disa periudha ajo arriti suksese të dukshme, dobësitë, vështirësitë dhe sakrificat ishin të mëdha. Këto dobësi kishin edhe shkaqe të brendëshme. Vendi karakterizohej nga çarje të dukshme shoqërore, politike, fetare dhe nacionalizmi shqiptar, me gjithë zgjimin e tij të vrullshëm, ndiente vështirësi në unifikimin politik dhe në krijimin e një shteti kombëtar relativisht të stabilizuar dhe efektiv. Copëtimi i territoreve shqiptare dhe ndërprerja e komunikimit ekonomik e shoqëror ndërmjet Shqipërisë politike dhe trevave etnike të aneksuara nga shtetet fqinjë, i bëri edhe më të mëdha vështirësitë e konsolidimit dhe të mbijetesës së shtetit shqiptar.

  • Issue Year: 2003
  • Issue No: 17
  • Page Range: 124-143
  • Page Count: 20
  • Language: Albanian