The financial crisis of 2007-2009: shock and questions about the effectiveness of capitalism Cover Image

Kriza financiaacre 2007-2009: tronditja dhe pikëpyetjet mbi efektivitetin e kapitalizmit
The financial crisis of 2007-2009: shock and questions about the effectiveness of capitalism

Author(s): Adrian CIVICI
Subject(s): Supranational / Global Economy, Financial Markets, Socio-Economic Research
Published by: Shtëpia botuese “UET Press”
Keywords: financial crisis; capitalism; financial markets; recession; economic model;

Summary/Abstract: Më shumë sesa për një krizë, flitet “për një transformim rrënjësor të natyrës dhe të sjelljes së kapitalizmit”. Ndoshta e gjithë kjo duhet konsideruar si një “revolucion shumëdimensional”; “revolucion ekonomiko-financiar”, që korrespondon me fundin e ciklit neoliberal të globalizimit, i cili filloi në fund të viteve 1970 dhe u karakterizua nga një tërheqje drastike e shtetit nga ndërhyrja në ekonomi, nga sundimi i politikave derregulluese e liberalizuese, nga primati i politikave financiare e monetare mbi ato ekonomike e sociale; “Revolucion gjeopolitik” që po përmbys hierarkinë e shteteve dhe të kontinenteve, duke shënuar tkurrjen e fuqisë së vendeve të zhvilluara perëndimore, përfshirë këtu dhe SHBA-në, dhe daljen në skenë të “superfuqive të reja të jugut”, të rreshtuara së bashku me Kinën, Indinë, Brazilin, etj; “Revolucion intelektual” dhe ideologjik që e shkurorëzoi neokonservatorizmin dhe mitin e “aftësisë magjike vetërregulluese” të tregjeve. Ja përse në gjithë këtë vorbull hamendjesh, analizash e komentesh ka filluar të gjejë vend një përfundim i përbashkët: “është vitale të mos gabohemi në lidhje me natyrën e kësaj krize”. Nuk duhet ngushtuar fokusi duke e parë vetëm si një krizë likuiditeti, por si një krizë shumë më komplekse, që preku kreditin, sistemin financiar, sektorin imobiliar, rritjen ekonomike, punësimin, konsumin, mjedisin, modelin e zhvillimit, etj. Dhe mbi të gjitha, nuk bëhet fjalë vetëm për një krizë amerikane, por për një krizë më globale, të cilën mund ta cilësojmë edhe si “krizën e parë të kapitalizmit universal”. Nuk bëhet fjalë thjesht dhe vetëm për një krizë financiare, por për një krizë të madhe ekonomike që vë në pikëpyetje mjaft vlerësime për kapitalizmin dhe mënyrën sesi ka evoluar ai këto 30-40 vitet e fundit. Pra, në fund të fundit, e gjithë kjo nuk duhet konsideruar si një “aksident në rrugë e sipër”, por si një “kthesë historike” në zhvillimin e ardhshëm të planetit, kthesë e cila pritet që të na shfaqë përpara një tablo të modifikuar gjeopolitike dhe hierarkike të superfuqive ekonomike e financiare të shekullit XXI.

  • Issue Year: 5/2010
  • Issue No: 1
  • Page Range: 5-18
  • Page Count: 14
  • Language: Albanian
Toggle Accessibility Mode