- Cover Image
  • Price 4.50 €

Forma paralele të së pakryerës së foljes them
-

Author(s): Adelina Çerpja
Subject(s): Language and Literature Studies
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: Albania; Albanian Language; Albanian imperfect ; imperfect form of the verb say;

Summary/Abstract: Folja them është një folje e parregullt që së bashku me foljet jam dhe kam bëjnë pjesë në grupin e foljeve atematike të indoeuropianishtes në gjuhën shqipe. Forma zanafillëse e foljes them është ie. k@ens-, zanorja -e- e së cilës është kthyer në -o- (thom). Buzuku dhe autorë të tjerë të vjetër përdorin formën me zanoren -o- të shqipes së përbashkët, por krahas saj, në vazhdimësi janë përdorur format them në dialektin e Jugut dhe tham në dialektin e Veriut1. Si në temën e saj, dhe në mbaresat që merr gjatë zgjedhimit, ajo ka pësuar mjaft ndikime prej foljes jam. Ky ndikim vihet re dhe te format e së pakryerës së kësaj foljeje, të cilat janë objekt i kësaj trajtese. Koha e pakryer njihet si kohë e paqëndrueshme krahasuar me kohët e tjera. Ndryshimet që ka pësuar ajo në të dyja dialektet e gjuhës shqipe pasqyrohen si në temat, ashtu dhe në mbaresat që marrin foljet në këtë kohë.

  • Issue Year: 2009
  • Issue No: 01-04
  • Page Range: 198-205
  • Page Count: 8
  • Language: Albanian
Toggle Accessibility Mode