- Cover Image
  • Price 4.50 €

Vëzhgime rreth zhvillimeve të shqipes së sotme nën ndikimin e gjuhëve të huaja
-

Author(s): Anila Omari
Subject(s): Language and Literature Studies
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: Albanian observations ; Albania; Albanian Language; today's developments ; influence of foreign languages

Summary/Abstract: Kur flasim për globalizim, koncepti shoqërizohet natyrshëm me ndikimin në rritje të anglishtes e të kulturës anglo-amerikane në botën e sotme globale, ndikim të cilit nuk mund t’i shpëtonte as shqipja. Në njëzet-tridhjetë vitet e fundit anglishtja ka marrë epërsi mbi gjuhët e tjera të mëdha, mes të cilave më parë kishte status të barabartë, duke u bërë gjuha e mirëfilltë e globalizimit. Ndërsa gjatë gjysmës së parë të shek. XX gjuha e huaj mbizotëruese e elitave intelektuale e politike në Shqipëri ishte frëngjishtja (aq sa Konica në vitet ’20-’30 vinte në lojë gjuhën e përzier gjysmë-frëngjisht të shkresave të administratës), që nga vitet ’60 të këtij shekulli, kur anglishtja filloi të zëvendësojë rusishten si gjuhë e huaj në shkolla pas prishjes me BS, ajo erdhi duke marrë rëndësi gjithnjë e më të madhe duke u bërë gjuha më e kërkuar në shkolla të mesme dhe në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja. Gjithsesi, deri në fund të viteve ’80, njohja e anglishtes tek ne ishte kryesisht pasive, e nxitur më fort nga nevoja për njohjen e literaturës bashkëkohore apo për përkthime dhe mbështetej në tekste të një anglishteje klasike si Essential English apo në ato shkollore me një gjuhë disi të vjetruar. Pas viteve ’90, me hapjen e dyerve të Shqipërisë ndaj botës, hyri vrullshëm edhe anglishtja moderne, sidomos anglishtja amerikane, me fjalë e terma të panjohura më parë, bashkë me koncepte të fushave të reja për rrethanat e vendit tonë, si ato të biznesit, politikës, administratës e veçanërisht të teknologjisë informatike. Në kohën e sotme njohja e anglishtes përbën një kapital dhe një premisë të domosdoshme për ngritje në statusin social, për një reputacion më të mirë dhe për një vend pune më të paguar.

  • Issue Year: 2009
  • Issue No: 01-04
  • Page Range: 186-197
  • Page Count: 12
  • Language: Albanian
Toggle Accessibility Mode